E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devocioni shqiptar për Shna Ndoun e Padovës

Të gjithë drejt Sebastes për ti kërkuar Shenjtit, ndërmjetësimin e tij tek Zoti

Nga Elidon Dodaj

kisha-e-shna-ndout-lacÇdo e martë qoftë apo jo e të trembëdhjetë të Martave të Shna Ndout, në Shenjtore do gjesh gjithnjë njerëz, besimtarë, që vijnë e lusin ndërmjetësinë e Shenjtit për problemet dhe dëshirat e tyre. Aty do takosh nga i gjithë vendi qindra mira të tillë. Nga Vlora e Korça në Malësi të Madhe, Shkodër, nga Mirdita e Tropoja, Dibra, Tirana e Durrësi madje nga Kosova, Mali i Zi e gjetkë. Një kishë e vogël, por që njeti është i madh. Kështu e quajnë njerëzit, të cilët këmbëzbathur i ngjiten malit të Sebastes në pelegrinazhin e tyre.
Nga varrezat deri në Shenjtore të ecësh në mënyrë normale është afro një orë, por për të rinjtë dhe të fortët ajo rrugë mund të jetë si një xhiro pasditeve në bulevarde. Nuk ka të lodhur edhe pse djersa edhe në kohë të ftohtë është mpiksur në fytyrat e atyre shumë besimtarëve që nxitojnë të arrijnë një nga oraret e Meshëve që kremtohen aty.

Prej shekujsh, Shenjtorja administrohet nga Fretnit Minore të Provincës Françeskane të Zojës së Papërlyme. Ato janë çdo ditë në pritje të pelegrinëve, që radhë herë të mos të gjenden njerëz, që edhe në darka, kërkojnë ta kalojnë natën në ambientet e Kishës. Për fretnit kjo është bërë si e zakonit. Nuk është diçka që nuk pritet do na thonin ata. Ndonëse problemi i tyre i vetëm janë ambientet në ndërtim për zgjerimin e hapësirave, çdo gjë tjetër shkon siç do Zoti e Shenjti Shna Ndue.
Pelegrinët janë aq të qetë në atë vend, saqë shpesh e frekuentojnë vendin si gjatë kohëve të trembëdhjetë të martave, por edhe gjatë vitit. Mes tyre është edhe një besimtare, e cila ka ardhur për pushime pranë familjes me fëmijët e saj dhe si falënderim ndaj Zotit ajo i është drejtuar Shenjtores së Shna Ndout për të mirat e begatitë e viti që la pas. 45-vjeçarja, që jeton e punon në Bolonja, zonjë shkodrane, sa herë që do ti përmendësh Shenjtoren e Laçit do të na kujtoj atë histori… Historinë se si u njoh me një nga Shenjtoret e pakta që Shqipëria dhe shqiptarët arritën të ruanin gjatë kalvareve të ndryshme ndër shekuj. Ajo na dërgon në vitin 1988 atëherë kur ishte vetëm 20-vjeçe. U nisa nga Shkodra me disa plaka malësore të devotshme drejt Laçit me qëllimin se do shkonim për të blerë disa copa pasi isha në prag të fejese, por kjo e gjitha e sajuar vetëm e vetëm që të mos binim në syrin e të pafeve që atëherë Zotit ia kishin mbyllur dyert dhe besonin në idealin e komunizmit. Udhëtimi me tren ishte ndoshta ai ku kujdesi dhe bisedat do duhej tu shmangesha çdo lloj provokimi për këtë shtegtim. Me të arritur në Laç nisëm disi të shikonim në ato pak dyqane dhe atë treg të vogël që ishte aty. U vendos që dalja në Shenjtore do bëhej nesër pa lindur dielli. Atë natë fjeta më mirë se asnjëherë tjetër shton zonja. Edhe pse natën po e kalonte në një nga familjet më komuniste dhe të pafe të qytetit. U ngritëm herët me pretekstin për të kapë mjetin më të parë që do nisej për në Shkodër, por kjo që një gënjeshtër. Me plakat që me e reja prej tyre ishe 65 vjeçe e kishim lënë të takohemi përball shkollës në orën katër të mëngjesit. Ashtu ndodhi shton ajo. Të pesta femrat që ishim së bashku u nisem drejt një udhe që kurrë më parë nuk më kishin parë sytë. Ferra, gur të mëdhenj… errësira që akoma po sundonte natën e asaj të shtune më vjen para syve edhe tani.

Ndoshta më shumë kam ecur duke bëtë zvarritje deri sa dolëm në një pjesë ku shkurret ishin më të mëdha dhe trupat tonë mesatar nuk arriheshin të shikoheshin më nga rojet që kishin detyrë të ruanin atë vend dhe që ndalonin çdo lloj kalimi. Pas afro dy orët arritëm në maje të atij mali. Nuk e dija se çfarë ishte Kisha, por duke u kujtuar për një të tillë që atëherë kish qenë në lagje dhe që shkatërruar me mina (Kisha e Shën Kollit Rus Katolik, Shkodër), asgjë nuk më vinte tjetër në sy. Atje nuk gjeta një gjë të tillë, por ca gurë që më kujtonin rrënimin e ndonjë shtëpie të vjetër dhe nisjen e një ndërtimi tjetër. Por plakat të cilat nxitonin të kryenin ritin shpejt e të riktheheshin për të mos pësuar ndonjë dënim nga regjimi, vazhdova të imitoj lëvizjet e tyre disi skeptike vijon zonja. Deri aso kohe vetëm shenjën e Kryqit dija të bëja, por asnjë lloj lutje pasi prindërit nuk kishin pas guximin kurrë të mi mësonin nga frika edhe pse gjithnjë ishim munduar ti festonim si Pashkët e Krishtlindjet. U luta apo jo di vetëm që dëshira që kisha u realizua, ishte apo jo vullnet i Shën Ndout që se dija se kush ishte, unë vazhdoj e besoj në ndërmjetësin e tij para Zotit – shprehet ajo e emocionuar kur kujton detajet e ngjarjes.

Zbritja nga mali qe e vështirë. Në kishim rënë në sy të rojeve dhe ato arritën të na kapnin, por lutja e plakave ndoshta dhe imja bëri që ato ti besonin asaj çfarë ne i trilluam duke thënë që kishim qenë në fshatin matanë dhe për rrugët me të shpejtë kishim zgjedhur rrugën e Kishës (të cilën nuk e përmenden, por për ta bërë të kuptueshëm për lexuesin). Edhe pse operativi i zonën dyshonte dhe nuk i hiqej mendja që ne nuk kishim qenë në fshatin për karshi, por në Shenjtore.
Na dërguan në polici edhe pse na morën të dhënat dhe çdo gjë që kishim bërë në ato dy ditë në Laç, arritëm të ktheheshim në Shkodër plotë harmoni e dashuri, pasi Shna Ndou kishte dhënë aq shumë për ne duke na i hapur udhët e duke na lënë të lira. E pas kësaj udhëtimi në Shenjtore nisi disi edhe më shpesh, por gjithnjë duke gjetur pretekste apo ndonjë ndodhi për të shkuar drejt Laçit e drejt malit të asaj kohe të errët ku feja për regjimin ishte sakrilegj.

Sa e sa besimtarë të tillë na tregojnë orvatjet e tyre në malin e Sebastes vetëm e vetëm për tiu lutur Shenjtërit për ndërmjetësin e tij ndaj Zotit. Ai është Shenjti i Mrekullive kështu qe quajtur e kështu do e quajmë edhe në brezat e ardhshme. Ai vërtetë i përket shekullit të XII, por është Shenjti i cili udhëheq popullin e Zotit në altarin e dashurisë, pajtimit, të mirës. Ky Shenjt, i cili hap krahët e pranon me mira lutje të besimtareve jo vetëm, por të të gjithëve.
Shna Ndou – ky Shenjtë i Mrekullive që fton shqiptarët çdo të marte pa lindur dielli ti drejtohet qytetin të Laçit dhe mbi mal të gjejnë shtëpinë e Zotit e cila është derë parajse, është dera e cila gjithnjë gjendet hapur për secilin prej nesh i krishterë islam apo pafe, çdo kush gjen qetësin atë çfarë mungon në ambientet që na rrethojnë.
E madhe dhe e gëzueshme është dashuria që gjendet në zemrën teme dhe në sytë e mi për ty, o Zot do ta përfundoj lutjen e saj teksa ndez qirinj, zonja 45-vjeçare historinë e saj drejt Shenjtores.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›