E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në piedestalin e një politikani

Nga Oralda Lahe

oraldaZgjedhjet parlamentare po afrojnë. Përpiqem të mendoj veten sikur të isha në rolin e njërit prej politikanëve, të paktën për një moment të vetëm. Në Tiranë nuk mungojnë posterat, makinat të cilat të influencojnë të mendosh për 23 Qershorin. Ndërsa ecën rrugëve, e përjeton fenomenin në forma të ndryshme. Shpesh të nevojitet një farë empatie duke u vendosur në rolin e tjetrit e këtë herë ne rolin e një politikani. E kuptoj që nuk është e lehtë të jesh në një pozitë të tillë, megjithatë ka dhe përfitimet e veta. Çuditërisht mu kujtua një histori e treguar nga një shoqja ime e cila duhet të niset herët në mëngjes për në punë. Diçka e thjeshtë, komike dhe si gjithë të tjerët kemi dhe idenë e hiperbolës, për të zmadhuar copëzat e jetës. Më tregonte se ora shënonte gjashtë e mëngjesit. Gjysmë zgjuar e gjysmë në gjumë po kalonte rrugën për të marrë autobuzin. Papritur sheh se në bordurat e rrugës ndodhej sigla e një prej partive të shumta, të cilat do të përbëjnë së shpejti listën e votimit. Ndërsa më tregoi një histori të tillë po kuptoja se motivi i jetës merr nota banaliteti për pak minuta. Mendimi i parë i ditës nis me politikën, duke patur si pikësynim sfidën për grupin e caktuar, jo për të gjithë shtresën e popullsisë. Ëndrrat janë pa lekë nuk kushtojnë dhe kjo na bën ti shprehim lirshëm. Nëse në realitet nuk realizojmë asnjë prej tyre jemi të frytshëm të sjellim detaje nga ëndërrimet tona. U përpoqa dhe unë që me këtë frymëzim të momentit të jem para popullit tim. Cilat janë fjalët që do të them për femrat, nënat e motrat shqiptare? Po për adoleshentët dhe rininë shqiptare që përballen me problem nga më të shumtat? Në këtë vorbull mendimesh të tensionuara nuk gjen një rrugëdalje.
Oratorizmi i njërit apo premtimet e tjetrit nuk i zgjidhin hallet e popullit. Është vetëm një hamendësim dhe të bën të ndjesh mungesën e frymëmarrjes, pasi përgjegjësia mbetet në udhëkryq. Fjala ka peshë, ajo të bën të ndjehesh mirë në disa momente, e në të tjera situata krejt të kundërtën. Sa i vështirë që është piedestali para popullit Ku pretendon të udhëheqësh nevojitet punë dhe bindje për të arritur në një pikëmbërritje. Çfarë ndodh në mendjen e politikanit kur ai nis e flet? Duhet të bëjë një fjalim brilant për të treguar se ai është i duhuri. Ndoshta krijon një ide të gabuar dhe sipërfaqësore siç ndodh në bazë të paragjykimit. Udhëheqësi të bën të krijosh besueshmëri kur është i vërtetë të paktën nëpërmjet asaj që ne të thjeshtët besojmë. Një kaos i vërtetë ndodh në trurin tonë i cili i përngjan një trafiku në pikun e nxehtësisë. Të gjithë premtojnë por a do të realizohet e vërteta dhe mundësia. Në triumfin e fituesit dhe në rrëzimin e humbësit ka një pengesë atë të pritjes dhe rezultatit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›