E Diel, 1 Nëntor 2026

Devoll e ze poshte zetori humb jeten 14-vjecari

Një i mitur ka humbur jetën aksidentalisht pasditen e të dielës në Devoll. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Miras të Devollit, kur 14-vjeçari R.Zaçe ndodhej mbi një zetor të ngarkuar me bar, i cili ka rrëshqitur duke rënë në një kanal.

Fëmija është zënë poshtë nga zetori, duke i shkaktuar vdekje e menjëhershme. Automjeti drejtohej nga kushëriri i 14-vjeçarit, i cili është shoqëruar në polici. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, që i mori jetën 14-vjeçarit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›