Tranzicioni Nishani Askush te mos sulmohet

Presidenti i Republikës Bujar Nishani kërkon që institucionet e vendit
të mos përfshihen në inercinë e tranzicionit të pushteteve dhe të mos
ndikohen nga pikëpamjet e Kryeministrit të ri.
Në një takim me Guvernatorin e Bankës, Kreun e Gjykatës së Lartë, kryetarin e KLD-së, kryeprokurorin, kreun e KLSH-së dhe inspektorin e ILDKP-së, Nishani theksoi se institucionet kushtetuese të vendit tonë tashmë janë të konsoliduara. "Jemi në një kohë serioze për të ardhmen tonë europiane. Reformat strukturore që janë në vazhdim e sipër nuk duhet të ndërpriten. Institucionet duhet të kenë një rol garantues për tranzicionin e pushtetit. Askush nuk duhet sulmuar gjatë tranzicionit të pushtetit", tha Nishani. Kreu i vendit kërkoi punë me përkushtim për një shtet të bazuar tek ligji, ndërsa kërkoi prej institucioneve që të vazhdojnë punën e tyre në shërbim të qytetarëve. / Top Channel