E Diel, 1 Nëntor 2026

Devoll, makina del nga rruga, 4 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë e 1 grua shtatzënë

KORCE – Katër persona janë plagosur mbrëmjen e sotme në Devoll, pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga. Burime nga policia e Korçës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Baban, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit.

Mësohet se të plagosurit po ktheheshin nga një festë fetare. Mes tyre janë dy fëmijë dhe një grua 3 muajshe shtatzënë. Të plagosur kanë mbetur: Klaudim Demko, 32 vjeç, Brisilda Dankaj 23 vjeç dhe dy fëmijë 12 dhe 5 vjeç, të cilët janë dërguar menjëherë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›