E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kryeministri maqedonas dënohet me 3 vjet burg

SHKUP - Vllado Buçkovski, ish-kryeministër i Maqedonisë dhe ish-ministër i Mbrojtjes, është dënuar sot me tre vjet burg, për shkak të shpërdorimit të detyrës në kohën kur ishte ministër.

Prokuroria e ngarkonte atë për përvetësimin në mënyrë të paligjshme të një shume prej mbi dy milionë eurosh gjatë furnizimit me pjesë rezervë të tankeve ushtarake.

Buçkovski e ka quajtur skandaloz vendimin e gjykatës, duke thënë se nuk ekziston asnjë dëshmi kundër tij. Ai ka paralajmëruar ankesë te Gjykata e Apelit.

(er.nu/voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›