Devoll, vjehrri dhunon seksualishtnusen, djali emigrant në Greqi
DEVOLL- Nusja e djalit akuzon vjehrrin për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë prej gati 3 muajsh. Denoncimi është bërë në komisariatin e Devollit, i cili më pas bëri dhe arrestimin e të moshuarit. Lajmi bëhet i ditur sot.
Sipas policisë, nga denoncimi i bashkëshortes së djalit F.T. 37 vjeçe, i arrestuari Karafil Topi - 75 vjeç, kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë që prej muajit prill deri tani, ndërkohë që djali ishte emigrant në Greqi.
Banorët e fshatit thonë se i moshuari është i pafajshëm, ndërsa nusja e tij ishte me aftësi të kufizuara psiqike. Madje ata thonë se historia është trillim nga e reja, nënë e 5 fëmijëve.
Ata jetonin bashkë në një shtëpi dhe kishin një gjëndje të rrënuar ekonomike. Banorët thonë se dhe djali i të arrestuarit kishte probleme mendore.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)