E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici i vendos gjobë, drejtuesi i mjetit e aksidenton

Policia-durresDurrës/Një inspektor Policie është aksidentuar qëllimisht nga një drejtues mjeti pasditen e djeshme në zonën e Urës së Dajlanit vetëm se i vendosi gjobë për shpejtësinë me të cilën po udhëtonte shtetasi Ledjon Kadilli. Sipas të dhënave nga Policia Arben Luçi është polici rrugor i cili është përplasur nga i riu që po drejtonte mjetin me shpejtësi. Ngjarja u shënua mbrëmjen e djeshme në postbllokun e Urës së Dajlanit në Durrës. Nga hetimet paraprake mësohet se inspektori ka ndaluar shtetasin Ledjon Kadilli, i cili drejtonte automjetin tip Rexhina me targa AA 272 CB. Inspektori me kolegët pasi kanë hasur shkelje të rregullave të qarkullimit dhe drejtim të mjetit me shpejtësi i kanë vënë një gjobë. Menjëherë pas gjobës, drejtuesi i automjetit ka aksidentuar qëllimisht inspektorin Arben Luçi duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të Shijakut. Luçi është dërguar menjëherë në spitalin rajonal ku mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë polici i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën ka pohuar se është aksidentuar qëllimisht, nga shtetasi Ledjon Kadilli, pasi e ka gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia është vënë në ndjekje të Ledjon Kadillit, ndërkohë  që ka mundur të ndaloi vëllain e tij me të cilën udhëtonte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›