Devolli: Kriza greke, efekte negative tek biznesi në Gjirokastër
Kriza greke po shkakton probleme me tregun në Gjirokastër. Efektet e krizës së fqinjit helen po ndihen ndjeshëm te biznesi gjirokastrit. Kreu i Dhomës së Tregtisë Gjirokastër, Mustafa Devolli është shprehur se, zhvillimi i bizneseve në këtë qark është vështirësuar në mënyrë të ndjeshme, për faktin se shumë prej tyre operojnë me shtetin grek, duke nisur nga fasonët, sektori i ndërtimit, supermarketet, etj. “Bizneset kanë marrë masa për të mbijetuar në treg”, ka thënë ai. Sipas Devollit, veprimtaria e përbashkët import-eksport nuk është në nivelet e mëparshme dhe bizneset vendase janë të detyruar të tregojnë me çmime të ulta, për të mos humbur pozicionin e tyre në treg.