E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devolli: Me Dajen do te pi kafe e paqes

Ishte me gjaknxehti mes lojtareve te Partizanit, madje ishte ai qe u hodh menjehere pas Bekim Kulit ne zenke. U duk se gati-gati, mesfushori gjirokastrit i Partizanit, Bledar Devolli, mezi priste te ndodhte dicka e tille. Megjithate, dje, nje dite pas gjullurdise, Devolli mendon te vere pikat mbi “i” e te kerkoje falje per goditjet ndaj trajnerit te Dinamos, Ilir Daja. “Sot jam me i qete dhe i shoh gjerat ndryshe. Kam gabuar, ajo qe bera, nuk me jep krenari. Ilir Dajes i kerkoj falje dhe do te ulem te pi kafe me te”, thote Bledar Devolli, qe menjehere nxjerr ne pah pjesen ende te trazuar te tij: “Nese kunder meje ngrihet padi penale, edhe une do te bej te njejten gje, sepse jam share dhe ofenduar nga trajneri Daja”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›