E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Demat”-Kulit: Na u hiq sysh, perndryshe...

Jeton Selimi
Situata e rremujshme e mbremjes se te merkures ka rrezikuar te degjeneroje serish, por kesaj here lojtaret e Partizanit, te relaksuar me shume per shkak te seancave te masazhit qe po benin, nuk kane dashur ta prishin rehatine e tyre. Gjithcka ndodhi kur ne deren e palestres eshte shfaqur silueta e Bekim Kulit, “te urryerit” nr: 1 te te kuqve, ai qe i dha shkak zenkes masive. Fjalet e tij per te bere paqe me lojtaret e kuq, jane nderprere, pasi prezenca e tij aty ishte e padeshiruar. Kuli eshte larguar pa fjale, duke i vene perfundimisht kapak nje sherri, me te cilin opinioni do te merret gjate.
Ndodhia
Skena e djeshme ne nje nga palestrat e bllokut, ku vec stervitjes se perditshme ne sallen e forces, lojtaret e Partizanit kane deshire te kryejne edhe seanca masazhi per t’u relaksuar dhe pas nje mbremjeje si ajo e se merkures, kishin vertet nevoje. Gjithcka po shkonte mjaft mire. Avujt e saunas dhe masazhet qetesuese po benin punen e tyre, derisa ne dere eshte shfaqur as me shume e as me pak, por Bekim Kuli. Nuk eshte aspak e veshtire te imagjinosh veshtrimet apo shprehine e fytyrave te lojtareve te Partizanit. Kuli ka dashur te ule gjakrat, por ne fakt nuk ia ka dale aspak mbane, teksa i ka shpetuar edhe ndonje nervozizmi te dyte te pales se kuqe. “Po ju o cuna, perse e ekzagjeruat aq shume”, ka thene mesfushori i Dinamos. Pergjigjja e marre me siguri nuk ishte ajo qe priste Kuli. “Na u hiq sysh, perndryshe do ta mbarojme tani ate qe nisem dje (te merkuren)”, ka qene pergjigjja e disa lojtareve te Partizanit, qe tani e kane hale ne sy Kulin. “Ik qe kendej se nuk ka rene inati akoma”, kane shtuar ata, duke e detyruar dinamovitin te largohet nga palestra, ku te kuqte po benin relaksim e pasndeshjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›