Kadare: “Perballja mes dialekteve, normale”
Pa shume zhurme, shkrimtari Ismail Kadare dje ka pasur Shkodren stacionin e radhes. Ndoshta pakkush e dinte, por shkrimtari ka rrefyer se pikerisht ne kete qytet, ka nisur te hedhe ne leter nje nder romanet e tij monumentale, “Gjenerali i ushtrise se vdekur”. “Shkodra eshte nje nga qytetet qe une kam vizituar e qendruar me shume gjate nje pjese te jetes sime”, ka treguar shkrimtari, gjate nje bisede me ata pak te pranishem ne kete takim. Disa intelektuale dhe studente e nxenes shkollash, qene bashkebiseduesit e shkrimtarit ne kete takim. “Eshte nje nga qytetet e preferuara te mia, ju ka rrefyer shkrimtari bashkebiseduesve te tij. Kur perfundova studimet ne Bashkimin Sovjetik dhe punoja ne gazete, vija shpesh ketu. Qyteti juaj ka disa thesare, me te cilat ju duhet te mburreni, ka disa pika qe jane vertet te kendshme”, ka pohuar shkrimtari, duke u kthyer pas ne kohe, ne vitet e hershme te rinise se tij.
Gjuha shqipe, dialektet e saj qe shpesh shihen si dy gjuhe te ndara, s’mund te mbetej larg vemendjes se bashkebiseduesve te Kadarese. Per te, perballja e dy dialekteve eshte: “Nje perballje normale. Natyrisht qe eshte vendosur disi me force ndikimi i disa trajtave te toskerishtes, por nuk jane lene menjane edhe ato te gegerishtes”. Por a u veprua drejt?! Kete pyetje ja ka bere vetes Kadareja, duke i dhene pergjigjen: “Sot kemi nje liri. Ne fund te fundit, ne letersi kryesore eshte demokratizimi i vlerave. Une kam thene gjithmone qe ua kam zili shkrimtareve medioker per sa kohe ata jane te tille. Por, ne ate moment qe kerkojne te bejne ligje dhe te vendosin mates, vlerat e tyre atehere bejne krim”. Ka dhene mendim gjate per kete teme, kaq te mprehte per ne Shqiperi, duke vijuar me tej: “Per t’u rikthyer te gjuha edhe ne sistemin e eger te diktatures eshte lene nje fare tolerance ne shkrimtaret veriore. Ndjehej ne te gjithe jugun Migjeni, dicka me pak Mjeda, por dolen krejtesisht nga qarkullimi Fishta, Koliqi, Palaj etj.”.
Nese flet per letersine dhe per Shkodren, s’mund te mos permendesh Migjenin. Kadarene ne kete takim e kane pyetur edhe per poetin e mjerimit. E per te, Migjeni dhe ajo cka ka lene pas ai “ka qene nje menyre e kamufluar per te shprehur nje mendim. Ne ribotimin e vepres eshte versioni i plote”, u shpreh Kadare. Duke theksuar se Migjeni eshte nje nder autoret me te vleresuar te letersise shqipe. “Duhej vleresuar per ato qe vlen, pohon Kadare. Keshtu ne kritiken socialiste, Migjeni eklipsoi bashkekohesit e tij. U munduan qe te nxirrnim me pikepamje komuniste duke interpretuar mbas simbolit Dielli alegorik Bashkimin Sovjetik, qe Migjeni as e kishte nder mend. Nderkohe qe puna shkoi deri atje sa ai u quajt me prejardhje malazeze, pasi nje nga paraardhesit e tij ishte malazez. Po une mendoj se asnje e keqe nuk vinte nga kjo. C’te keqe do te kishte nese ky paraardhes ndali ketu dhe deshi te kishte si atdhe te vetin Shqiperine”.
Ismail Kadare dhe diktatura
Ka edhe pyetje te tilla per nje shkrimtar, i cili ka qene atehere, eshte edhe sot ne qender te vemendjes. Cilat kane qene raportet e Kadarese me diktaturen. Ai eshte shprehur ne kete takim te ngushte me lexuesin shkodran: “Ne Amerike, nje nga shqiptaret i kishte bere nje pyetje te tipit: Ju keni qene nje nder anetaret e komisionit per vleresimin e figurave si Fishta se bashku me Ramiz Aline dhe Nexhmije Hoxhen... E shpjegimi qe jep ai ne kesi rastesh eshte: “As qe mund te jete e vertete nje gje e tille. Diktatura nuk krijonte komisione, por hiqte nga qarkullimi qe ne diten e pare te clirimit te gjithe ate qe u quajten si “dekadent”.
Njohjet e vjetra ne Shkoder
Teksa gjendet ne nje takim me lexuesin shkodran, Kadare rrefen: “Ne ate kohe une isha mik Angjelin Dodmasjen, piktorin e mirenjohur Jakup Keraj, te cilet e adhuronin qytetin. Me Llazar Siliqin diskutoja shpesh per qytetin”. E per te vijuar, Kadare tregon per Siliqin... “Pavaresisht se ai ishte me prirje politike dhe ideologjike te thelluara, qe gjenin vend ne krijimtari, jo rralle gjate bisedave ai paraqiste disa ide e mendime qe nuk i gjeje ne poezine e tij”. E ndonese ne Shkoder, ai nuk ka lene pa permendur vlerat dhe konsideraten per Lasgush Poradecin, i cili kishte nje shoqe shkodrane, dhe per kete une kam folur ne nje nga veprat, perfundon shkrimtari.