E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dha dorëheqje ministri i Jashtëm i Australisë

Ministri i jashtëm i Australisë, Kevin Rudd, ka dhënë dorëheqje, derisa arrijnë raporte për luftë për udhëheqje në Partinë Laburiste të kryeministres Julia Gillard.

Rud, që e ka shpallur dorëheqjen gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, tha se ai nuk mund ta mbajë më tutje postin e ministrit, pasi nuk e ka mbështetjen e Gillardit.

Në qarqet politike në Australi spekulohet se Rudd mund të përpiqet që ta përmbys kryeministren Gillard, së pari në postin e liderit të partisë, e pastaj edhe në atë të kryeministrit.

Në vitin 2010, Julia Gillard e përmbysi Kevin Ruddin dhe u bë kryeministre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›