Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha para Asamblesë së PS: Ishte thjesht një rekflektim që bëra me veten

Një ditë pasi dha dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha ka shkuar në Asamblenë Kombëtare të PS që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Ai u pyet nga gazetarët të cilët patën interesim të shtuar për arsyet e dorëheqjes së tij.
Dredha u shpreh se do të vazhdojë të jetë socialist.
“Unë socialist kam lindur dhe socialist do jem gjithë kohën”, tha Dredha.
Kryebashkiaku Dredha ka dhënë dorëheqjen njw ditw mw parw, ai e ka marrw këtë detyrë më 3 korrik të vitit 2023. Muajt e fundit, ai u gjend përballë një sërë kritikash sa i takon zjarrit te landfilli i mbetjeve në Vlorë dhe problemet me furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin bregdetar.
Kujtojmë se më herët, Dredha ka mbajtur postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa ka shërbyer edhe si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali.