Dhe yjet rrijne e veshtrojne

Mimi Kodheli - Shumëkush prej brezit tim apo më të mëdhenj se unë në moshë, kujtojnë pa vështirësi një vepër të novelistit skocez, Doktor Archibald Cronin të titulluar “Dhe yjet rrijnë e vështrojnë”. Edhe ata që nuk e kanë lexuar veprën, kanë pasur rastin ta shikojnë të realizuar si film serial në bardh e zi.
Për fat të keq kjo vepër, e cila flet për kushtet e rënda të minierave dhe jetën në kufijtë e së pamundurës të minatorëve të qymyrgurit në veri të Anglisë në fillimshekullin e kaluar, më është rikthyer shpesh në mendje gjatë javëve të fundit.
Them për fat të keq, pasi me mendje kam krahasuar jo rrallë dy realitete, të cilat ngjajnë aq shumë me njëra-tjetrën paçka se në mes tyre qëndron ekzaktësisht një shekull.
Shqipëria e “moshës së internetit” dhe “rritjes më të lartë ekonomike” ka sot miniera dhe minatorë që vdesin për bukën e gojës, ka sot miniera dhe minatorë që nuk kanë as kushtet më minimale të sigurimit në punë apo pse jo, as dhe kushtet minimale të higjienës personale.
Shqipëria e pasurive përrallore të nëntokës (pasuri pronë e të gjithëve) ka sot miniera, ku punojnë njerëz me vdekshmërinë më të lartë në punë në Europë apo më gjerë, ku punojnë njerëz me jetëgjatësinë më të ulët ndër minatorë në Europë.
Shqipëria e tranzicionit të pafund vazhdon të njohë kronikë të zezë për fëmijë që në moshë shkolle vdesin, për të nxjerrë një kovë mineral, në rrënojat e minierave të pasigurta apo të lëna në mëshirë të fatit.
Kjo qeveri me ministra e Ministri Ekonomie, Shëndetësie, Pune e Shërbimi Social, Financash, me agjenci e drejtori, me kryetarë bashkish e prefektë qarqesh, nuk mund sepse nuk do, të organizojë qoftë edhe një herë të vetme një konkurrim të drejtë e transparent, të japë qoftë dhe një herë të vetme një koncesion siç duhet (deri më tani janë dhënë të paktën 100 të tillë), të mbikëqyrë qoftë dhe një herë të vetme investimet e premtuara në letër, të ketë qoftë dhe një herë të vetme në qendër të vëmendjes së saj njeriun e thjeshtë, që bën çdo ditë punën më të vështirë në botë, atë të futjes qindra pash nën dhe.
Nuk mund të mos mendoj, trishtohem a rebelohem, për ata burra sa të respektuar aq të rraskapitur, që kaluan ditë e javë në grevë urie për të rritur sado pak rrogën, për të mos punuar në galeri që mbahen në këmbë me ristela druri (qesharake), për ata qindra e qindra minatorë, jo vetëm të Bulqizës, por të gjithë “Bulqizave” të vendit, që tashmë prej vitesh, po kërkojnë statusin e minatorit, moshë më të ulët pensioni, kushte minimale të sigurimit në punë, apo dhe vetëm dushe ku mund të heqin pluhurin e vdekjes që kanë çdo ditë mbi trup.
Por ka dhe më:
Në Shqipëri askush, pavarësisht detyrimit ligjor që mund dhe duhet të ketë, nuk merr mundimin të informojë shqiptarët për çfarë ndodh me pasuritë e vendit (nuk do lodhem së thëni që janë pronë e të gjithëve ne), me privatizimin e tyre, me koncesionet apo shitblerjen e tyre. Vetëm para pak ditësh, një kompani kanadeze njoftoi në shtypin e saj se kishte blerë nga një kompani australiane pesë kontrata koncesionare për minierat e kromit dhe të bakrit në Shqipëri. Nga ana e saj, kompania australiane zotëron koncesione për minierat e KROMIT, PLATINIT, ARTIT, BAKRIT dhe NIKELIT në Kalimash dhe zona të tjera të veriut të vendit, megjithëse kjo e fundit nuk rezulton ta ketë emrin të shkuar në ndonjë letër këtej nga Shqipëria. Kompania që “zyrtarisht” disponon koncesionin e minierës së Kalimashit është një kompani turke.
Në Shqipëri ekzistojnë dhe kanë koncesione shumë kompani të tjera për të cilat askush në vendin ku ato shfrytëzojnë, nuk ka dëgjuar të flitet. E ndërkaq, eksportet e mineraleve të papërpunuara, gjatë vitit që kaloi arritën në dhjetëra-milionë euro, por në buxhetin e shtetit shqiptar të ardhurat nga këto aktivitete kanë qenë të papërfillshme. Në fakt, këto kompani kanë vetëm detyrimin e pagesës së tatimfitimit ndërkohë që fitimi i deklaruar prej tyre është i papërfillshëm.
Të vetmet gjëra të përfillshme, madje të konsiderueshme për këto kompani sot, janë kuotat e rritura të aksioneve të tyre në bursat ndërkombëtare.
Ndërkohë që nuk janë vetëm minierat me të cilat veprohet kështu. Me të njëjtin abuzim veprohet mbi pasuritë hidrike, mbi bregdetin, pyjet e madje dhe ajrin.
Mendoj se brezit që ka lexuar A. Cronin, por edhe atij përpara e atij pas tij i del, pa as më të voglin dyshim, detyra fisnike e refuzimit të çdo qeverie (të kësaj që bën sikur na drejton sot, po e po) që kërkon abuzimin në vend të transparencës, poshtërimin në vend të dinjitetit, shitjen në vend të ruajtjes e mirëshfrytëzimit, të çdo gjëje nën e mbitokën shqiptare, që Zoti a natyra na kanë falur me aq bujari, e gjitha kjo në funksion të një përfitimi të neveritshëm të pak njerëzve që kanë pushtetin në dorë sot.
Dhe këtë duhet ta bëjmë shpejt, shumë shpejt. Përndryshe, çka do të na mbesë, do të jenë vetëm yjet.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika 21
Marin Mema - Betejë pas beteje politike, dy frontet opozita e mazhoranca pritet të hidhen në një përplasje të re, atë për Presidentin e Republikës. Nuk ka diplomaci që ta mbajë këtë regjim; por duhet opozita
Mustafa Nano - Ka ditë që jemi njoftuar se te henen do të mbërrinte në Tiranë ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Llambrinidis. Berisha: Të hartojmë rezolutën për integrimin
Kryeministri Sali Berisha ftoi opozitën për bashkëpunim në hartimin e një rezolute për procesin e integrimit të Shqipërisë. Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Jonathan Stonestreet deklaron se reforma zgjedhore në Shqipëri duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe duhet të përfundojë para zgjedhjeve të ardhshme politike, ndërsa theksoi se përvec hapave legjislative që duhen marrë, nevojitet edhe vullnet i partive politike. Gjyqtarët, të gjithë në protestë
Në oren 12 të drekës të së hënës, të gjithë gjykatesit e të gjitha shkallëve të gjyqesorit bojkotuan proceset gjyqesore per 15 minuta, ne homazh te vrasjes makabre te gjykatesit 33-vjecar Skerdilajd Konomi.
Lajmet kryesore
Berisha: Të hartojmë rezolutën për integrimin
Ftesë opozitës për bashkëpunim
Vlorë, vret foshnjen e porsalindur
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkon naftë në Jon
Policia drejt vrasësit të Konomit