Dherat bllokojne per disa ore aksin Bajram Curri- Fierze
KUKëS- Për disa orë rruga që lidh Bajram Currin me pjesën tjetër të Shqipërisë ka qenë e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave nga malet. Në vendin e quajtur Përroi i Plepit, pjesë e aksit Bajram Curri- Fierzë, masive të mëdha dheu nga një pjesë e pyllit përgjatë këtij segmenti rrugor ka rrëshkitur duke bllokuar rrugën dhe duke u bërë i pakalueshëm për të gjitha mjetet. Banorët thonë se rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur gjatë natës, ndërsa segmenti u bllokua nga ora 05.00 e mëngjesit.Automjete duke përfshirë dhe autoambulanca janë bllokuar në të dy anët e rrugës. Eshte dashur ndërhyrja e fadromeve te ardhura nga Fusha Arrezi të cilat kanë punuar për më shumë se dy orë për zhbllokimin e rrugës. Rruga është liruar rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm.(s.g/BalkanWeb)