E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prurjet e Fierzes demtojne uren mbi lumin Drin

KUKES- Një këmbë e urës mbi lumin Drin në qytetin e Kukësit ka pësuar dëmtime për shkak të presionit të ujit të prurjeve të hidrocentralit të Fierzës.Një dëmtim i tillë ishte paralajmëruar që prej ditës së djeshme. Një postbllok policie e vendosur në Qafën e Malit nuk lejon automjetet të kalojnë mbi urë pasi është e pasigurtë dhe mund të jetë e rrezikshme. Gazetarin i NEëS 24 informon se ka drejtues automjetesh të cilët këmbëngulin të lëvizin në këtë urë, por policia me urdhër të prerë nuk lejon lëvizjen në asnjë krah të urës. Policia informon se lëvizja e automjete mund të bëhet vetëm nga segmenti Fushë Arrëz- Kukës- Has.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›