E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhimbja e qafes si teushtrohemi ne shtepi

Ne keto dite te ftohta dhe te lageshta shfaqja e dhimbjeve te qafes rritet sepse favorizohen kontrakturat dhe ngurtesimet muskulare. Mjafton nje sforcim ose nje posture jokorrekte per te rifilluar dhimbjen e cila mund te lokalizohet ne qafe shpatulla apo edhe me prekjen e kraheve ne rastet me te renda. Jo vetem keto por ka edhe shqetesime qe komplikohen me marrje mendsh dhe te vjella. Keto jane me frekuente ne personat ku dhimbja e qafes eshte pasoje e nje traume. Dhimbja e qafes e quajtur ndryshe ne gjuhen mjekesore cervikalgjia eshte nje dhimbje e lokalizuar ne regjionin cervikal qe mund te preke kedo edhe pse femrat jane ato qe e vuajne me shume. Shkaqet e saj jane te shumllojshme duke variuar nga trauma te ndryshme e deri tek nje qendrim jo korrekt I kokes qafes dhe shpatullave per shembull qendrimi me koken e perkulur per nje kohe te gjate para kompjuterit ose ne zyre nje traume e meparshme etj.

Mjekimi shtepiak i dhimbjes se qafes
Nese dhimbja eshte e perkohshme dhe per here te pare keshillohen barna si paracetamoli qe ka me pak efekte anesore por mund te perdoren edhe antiinflamatore jo steroide si ibuprofeni. Barnat mund te perdoren si ne rruge orale jo me shume se 7-10 dite ashtu dhe ne forme pomadash apo kremrash te lokalizuar ne pjesen e qafes. Nese dhimbja eshte ende e pranishme ne 2-3 ditet e para trajtimi nuk duhet nderprere por te vazhdoje derisa dhimbja te pakesohet. Ne kete menyre shmanget rikthimi i saj.
Opsione te tjera te trajtimit perfshijne pushimin aplikimin e kompresave te ftohta ne zonen e dhimbshme terapi fizike me masazhe ultratinguj etj. Mund te perdoren injektime lokale te kortizonit anestetikeve edhe ne forme pomade relaksues muskujsh etj. Gjate qendrimit ne shtepi mund te perdorni qafore te ushtroheni me levizje zgjatjeje streching si dhe te perdorni jasteke te vecante. Trajtimi mjaft efektiv per dhimbjen kronike te qafes eshte akupunktura por ne vendin tone mbetet akoma e panjohur si teknike.
Keshillohet qe ne 48-72 oret e para te perdorni kompresa te ftohta me akull.Me pas mund ti zevendesoni ato me kompresa te ngrohta.
Ndalimi i aktivitetit fizik per disa dite redukton inflamacionin e si pasoje edhe dhimbjen. Pas 2-3 javesh filloni te kryeni gradualisht rikthimin ne aktivitetin fizik te meparshem. Shmangni vrapin futbollin baletin ushtrimet e aerobise etj.

Cfare duhet bere nese dhimbja eshte shume frekuente
Duhet te veprohet ne shume drejtime por e rendesishme eshte te vazhdohet aktiviteti i perditshem. Kush vuan nga dhimbja kronike duhet te ndjeke nje program rehabilitimi per te eleminuar dhimbjet dhe kthimin ne normalitet. Permes ushtrimeve specifike te qafes keshillave dhe ushtrimeve per nje posture sa me korrekte me forcimin e muskujve te shpines si dhe me masazhe te pergjithshme per relaksimin e muskujve te kontraktuar e te lodhur mund te permiresohet mjaft e gjithe simptomatika.

Po nese dhimbja zgjat dhe nuk qetesohet me kohen
Kjo do te thote qe shkaku nuk eshte thjesht nje terheqje muskulare. Ju duhet patjeter ti drejtoheni mjekut ortoped i cili pasi tju pyese kryeni analizat dhe ekzaminimet e duhura do tju orientoje drejt nje zgjidhjeje permanente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›