E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali vrasja e Kleant Sulkes Dyshime mbi dy shqiptare

RAVENNA Itali ndash Jane dy bashkeatdhetare autoret e dyshuar te vrasjes se Kleant Sulka 24-vjecari shqiptar qe u qellua per vdekje me arme zjarri ne koke gjate nates te se henes ne qender te Castel Bolognese province e qytetit italian te Ravenna-s.

Jemi ne nje faze shume delikate dhe shume te perparuar te hetimeve u ka thene gazetareve koloneli i Karabiniereve Guido De Masi dhe per kete nuk mund te ofroje detaje te tjera. Nderkohe qe emrat e dy shqiptareve qe dyshohen si autore te krimit nuk jane bere te njohur mesohet se ata jane marre tashme ne pyetje nga hetuesit.

Ndonese ende mungon siguria absolute nga fjalet e kolonelit ndjehet nje fare sigurie se po ndiqet pista e duhur njofton shtypi italian.
Ndersa sot pritet te mberrijne ne Itali edhe prinderit e viktimes ka reaguar edhe Partia Demokratike e Castel Bolognese e cila ne nje njoftim shpreh shqetesim te thelle per sa ka ndodhur gje qe shihet si nje sfide e hapur ndaj qytetareve. im/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›