Dhimbje dhe dashuri ne TKOB

Tirane 15 tetor NOA/ Milena Selimi - Po tentojne ne nje gjini te gjate te artit koreografik. Gerd Vaso dhe Enada Hoxha te kudondodhur ne spektaklet televizive dhe shfaqjet e TKOB-se me koreografite e tyre prezantohen perpara publikut per here te pare ne gjinine e baletit.
Dhimbje dhe dashuri do te jete premiera e baletit bazuar ne jeten dhe krijimtarine e Shopen-it e cila do te shfaqet ne TKOB ne daten 16 17 tetor.
Dhimbje dhe dashuri sjell ne Teatrin Kombetar te Operes dhe Baletit boten mondane dhe sallonet parisiene. Nje jete e fuqishme artistike dhe nje vuajtje shpirterore e shtypur nga realiteti dhe semundja-duket se keto jane dy boshtet kryesore ku koreografet kane ngritur libretin e baletit te tyre. Koreografet ngrene nje paralele te fuqishme mes potencialit artistik te kompozitorit dhe vetmise e trishtimit te tij qe shkaktohet nga fatet e vendit revolucioni ne Poloni.
Me nje fryme kontemporane te levizjeve skenike koreografet konceptojne dhe premtojne baletin qe krijohet nga Muzika e madhe qe inspiron ne cdo tingull levizje.
Solistet Odeta Dishnica Ledia Sulaj Rovena Shqevi Loreta Bala Jonida Onuzi Dion Gjinika Evis Nallbani Fatjon Lito Elona Nallbani dhe trupa e baletit do te interpretojne ne muziken e veprave te Frederik Shopenit me kostumet e Ardi Asllanit ndersa skenografia eshte realizuar nga Taulant Pustina.
Baleti shfaqet me mbeshtetjen e Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ambasades se Polonise dhe ambasades se Frances ne Vitin muzikor Shopenian.
n.e/NOA