Dhjetë vjet më parë NATO bombardoi Serbinë
Prishtinë -Si sot dhjetë vjet më parë, nis fushata ajrore e NATO-s, ndaj Serbisë, e para fushatë në historinë e aleancës. Sulmet nisën për të ndaluar fushatën e krimeve kundër popullsisë civile që forcat ushtarake dhe milicia serbe kishin ndërmarrë në Kosovë dhe për të shmangur një krizë humanitare të përmasave të mëdha. Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve, komenteve dhe analizave kryesore që i bënë jehonë fillimit të kësaj fushate, transmetuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare gjatë asaj periudhe:
-Më 24 mars 199, sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havier Solana, njoftoi të martën në mbrëmje se urdhëroi fillimin e bombardimeve ajrore kundër Jugosllavisë në marrëveshje me 19 anëtarët e Aleancës. "Unë sapo i dhashë urdhër komandantit më të lartë të forcave të Aleancës në Evropë, gjeneralit Wesley Clark, të fillojë operacionet ajrore kundër Republikës Federale të Jugosllavisë", tha Solana, duke nënvizuar se qëllimi i NATO-s është ndalimi i një "katastrofe humanitare".
"Meqenëse të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje politike të negociuar për krizën në Kosovë dështuan, nuk mbetet zgjidhje tjetër veçse të ndërmerren veprime ushtarake", shtoi ai.
-Në të njëjtën ditë, Londra deklaroi se sulmet kundër Jugosllavisë do të fillonin. “NATO do të fillojë sot sulmet ajrore kundër Jugosllavisë derisa presidenti jugosllav, Sllobodan Milloshevic, të pranojë planin e paqes për Kosovën, deklaroi sekretari britanik i Shtetit për Mbrojtjen, George Robertson. "Ka akoma kohë për ta (jugosllavët) që të pranojnë marrëveshjen e Rambujesë (Rambouillet), pasi edhe disa aleatë të tyre thonë se ata kanë për të thënë diçka", deklaroi Robertson gjatë një interviste televizive në BBC.
"Në se do të na duhet të veprojmë nesër në planin ushtarak, ne do ta bëjmë atë me dhimbje, sepse nuk ka alternativë tjetër dhe se kjo është e vetmja mënyrë nëpërmjet së cilës ne mund të ndalojmë një dhunë, e cila, përndryshe, nuk do të pushojë në Kosovë", shtoi ai.
-Gjatë ditës së 24 marsit, kryeministri britanik, Tony Blair, dhe presidenti i SHBA-së, Bill CLinton, diskutuan në telefon për sulmet ushtarake në Jugosllavi, njoftoi një zëdhënës britanik. "Ata shqyrtuan situatën në terren në Kosovë dhe planet ushtarake", tha zëdhënësi, që foli në emër të kryeministrit Blair.
Zëdhënësi tha se të dy udhëheqësit folën rreth 15 minuta, mbasi i dërguari amerikan Riçard Hollbruk njoftoi NATO-n se ai dështoi në misionin e tij, që synonte ta bindte Sllobodan Millosheviçin të ndalonte ofensivën dhe të pranonte planin e paqes për Kosovën.
Ndërkohë, Senati i SHBA-së dha të martën vonë natën miratimin e tij për sulmet ajrore kundër Jugosllavisë. Rezoluta në fjalë u hartua dhe u miratua pasi udhëheqësit e Kongresit u njoftuan në Shtëpinë e Bardhë dhe në Kapitol Hill se sulmet ajrore janë të ngutshme. Sipas rezolutës, presidenti Bill Klinton "ka autorizuar ndërmarrjen e operacioneve ushtarake ajrore në bashkëpunim me aleatët tanë të NATO-s" kundër forcave jugosllave.
-Qytetarët e Serbisë, ishin në pritje së sulmeve të NATO-s, duke kaluar një natë pa gjumë. Autoritetet jugosllave mbyllën të mërkurën radion kryesore të pavarur të vendit. Bombardimet nuk ndodhën. Disa zyrtarë perëndimorë thanë se fillimisht duhet të qartësohej moti, ndërsa zyrtarët jugosllavë ndërmorën iniciativën për të mbyllur edhe një organ tjetër të pavarur të medias. Radioja e Beogradit "B-92", ndërpreu transmetimet pak para edicionit të lajmeve të orës 03:00 (02:00 GMT) me urdhër të një zyrtari të Ministrisë së Telekomunikacionit, i cili hyri në studiot e radios me një patrullë policie, thanë punonjësit e radios.
Zyrtarët ndaluan kryeredaktorin e radios, Veran Matiç, tha stafi i radios. "Zyrtari i Ministrisë tha se fuqia e radios i kapërcente kufijtë e liçensës sonë kështu që na mbyllën",-tha redaktori i lajmeve të jashtme, Aleksandar Vasoviç, për agjencinë Reuters.
"Por arsyeja e vërtetë e mbylljes është se ne po informonim njerëzit për atë që po ndodh",-tha ai. Mbyllja e "B-92"-shit është veprimi i fundit i një vargu masash të tilla të ndërmarra nga autoritetet jugosllave për mbylljen e gazetave dhe radiostacioneve të pavarura.
-Plani operativ i NATO-s për të bombarduar objektivë ushtarakë serbë në Jugosllavi, i quajtur "Forcë e përcaktuar" përbëhet nga pesë faza, sipas disa diplomatëve në selinë e Aleancës.
-Faza 0: e filluar nga NATO që në vjeshtë, ajo korrespondon me përgatitjen e operacionit. Bëhet fjalë për rigrupimin e rreth 400 aeroplanëve, kryesisht në baza italiane ose në aeroplanmbajtëse në detin Adriatik, për stërvitje, për fluturime zbulimi dhe për mbledhje informacionesh.
-Faza 1: e urdhëruar të martën në mbrëmje nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana; është fjala për operacionet e para të bombardimit kundër mbrojtjes kundërajrore serbe (shtretër raketash tokë-ajër, radarë, qendra komunikimi dhe komandimi), që do të drejtohen nga komandanti suprem i forcave aleate në Evropë, gjenerali amerikan Uesli Klark.
-Faza 2: pas një "dobësimi të madh" të mbrojtjes kundërajrore, Havier Solana mund të japë urdhërin, pas një konsultimi të ri jozyrtar të anëtarëve të Aleancës, për të bombarduar një gamë më të gjerë objektivësh, domethënë forcat e armatosura serbe (përqendrime trupash dhe materiali, kazerma, baza ajrore) deri në paralelin 44, që e ndan Serbinë më dysh, në jug të Beogradit.
-Faza 3: bombardimet shtrihen në veri të paralelit 44, që përfshin kryeqytetin jugosllav.
-Faza 4: faza përfundimtare e kthimit në bazat e tyre përkatëse të aeroplanëve dhe anijeve të Aleancës. Përfundim i operacionit.