E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i FMN-së: Miliona të rrezikuar nga kriza globale

Gjenevë - Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar deklaron se bota është në një krizë të vështirë ekonomike, e cila rrezikon të zhysë në varfëri miliona njerëz. Dominique Strauss-Kahn, drejtor menaxhues i FMN-së, paralajmëron se vendet në zhvillim do të përballen me një rritje të konsiderueshme të papunësisë, gjë që mund të sjellë shumë ç’rregullime sociale.

Deklarata e kreut të FMN-së vjen gjatë takimit që po zhvillohet në Gjenevë nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, një agjenci e OKB-së që përfaqëson sindakatat, dhe pjesëmarrës nga qeveri të ndryshme. Ne takim u deklarua se është e nevojshme që industria financiare globale duhet të riparohet, si kusht i përpjekjeve për daljen nga kriza.

Kreu i FMN-së deklaroi ndër të tjera se qeveritë që kanë mundësitë për të miratuar masa të mëtejshme stimulimi financiar, si shpenzime apo shkurtime taksash për të nxitur ekonominë, duhet t’i bejnë ato menjëherë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›