Putin kërcënon bisedimet energjitike BE-Ukrainë
Moskë - Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, shprehet shumë i shqetësuar lidhur me bisedimet energjitike që po zhvillohen ndërmjet Bashkmit Europian dhe Ukrainës. Putin kritikon faktin që vendi i tij, i cili është prodhuesi më i madh i gazit, nuk është ftuar në këto bisedime.
Kryeministri rus kërcënon hapur marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bashkimit Europian, nëse në këto bisedime do të shkelen interesat e shtetit të tij. Rusia është eksportuesi më i madh i gazit në Europë, dhe një acarim i marrëdhëieve Rusi-BE do të sillte shumë pështjellim në ekonomitë respektive.