Bode ne ABC NEWS Kreu i Mazhorances sulm ndaj opozites ne Kuvend
Braktisjen e seancës plenare ndërkohë që kryeministri i dekretuar Edi Rama po parashtronte programin politik, deputeti demokrat Ridvan Bode, e cilëson si një reagim i shtyrë nga sulmi që kreu i mazhorancës së re, i bëri opozitës. Në studion e ABC NEWS, Bode thotë se në Kuvend ligjvënësit u përballën me mungesën e programit të qeverisë.
Sa i takon pjesës së programit të qeverisë së re për ekonominë, Bode thotë se në të nuk kishte asgjë koherente.
I pyetur mbi rrjedhjen e votave nga opozita, në mbështetje të Ilir Metës si kryetar të Kuvendit, ligjvënësi demokrat e shikon si një gabim, i cili nuk duhet përsëritur.
Në 4 vitet e ardhshme, Ridvan Bode premton një opozitë të fortë, në mbrojtje të interesave të qytetareve shqiptarë.