Dhjetëra qytetarë takuan edhe sot kryebashkiakun Basha
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka pritur edhe sot në zyrën e tij qytetarët e kryeqytetit për të dëgjuar hallet dhe problemet e tyre. Pritja e qytetarëve ka nisur në orën 10:00 dhe ka zgjatur deri në orën 12:00. Shqetësimet e tyre kanë të bëjnë më së shumti me punësimin, të drejtën e pronës dhe strehimin.
Pas parashtrimit të shqetësimeve tek kryetari i Bashkisë, stafi i zotit Basha ka plotësuar një formular me të dhënat dhe kërkesat e qytetarëve, gjë e cila shërben për ndjekjen e problematikës që ata kanë dhe kontaktimin e tyre të mëtejshëm.
“Shyqyr që na erdhi kjo ditë që po futemi brenda, se kemi 2 vjet që rrimë vetëm tek dera dhe nuk marrim përgjigje. A dimë të paktën kur do ndahen ato shtëpitë që janë bërë për të pastrehët”, shprehet një qytetare.
Ndërsa një tjetër tregon “ Unë kam ardhur për punë dhe për shtëpi, për të takuar kryetarin. Për 12 vjet s’kemi mundur ta shohim Bashkinë me sy, mirë që na erdhi kjo ditë”, tha ai.
Për të lënë një takim me kryetarin Basha qytetarët duhet që më parë të drejtohen pranë zyrës së pritjes të Bashkisë, ku të plotësojnë një formular me të dhënat e përgjithshme personale dhe më pas do të kontaktohen nga stafi i kryetarit të Bashkisë për ditë e takimit. Duke u nisur nga kërkesat e shumta, zoti Basha ka caktuar ditën e mërkurë dhe të premte për të takuar qytetarët javës që vjen. Pas kësaj jave, dita e takimit të kreut të Bashkisë së Tiranës, me qytetarët do të jetë e premtja.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)