Pamundesi kompensimi per ceshtjet e pronave

Plani i veprimit për çështjet e Pronave do të jetë dështim dhe nuk do të sjellë asjë përmirësim të problematikës.
Ky është komenti i parë që jep një prej përfaqësuesve të shoqatës më të madhe të pronarëve. Mungesë transparencë, rrugë e gabuar e hartimit e pamundësi kopensimi si dhe një sërë problemesh të tjera janë ato që shoqata Pronësi me Drejtësi, do të prezantojë dhe në Komisionin Europian.Agim Toro, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, thotë se ky plan masash duhet të ishte transparent e të hartohej në prani dhe të palëve të treta, ndërsa është për të ardhur keq që ky plan masash u hartua nga qeveria ndërsa duhet të hartohej nga parlamenti shqiptar
Disa qindra çështje të pronarëve shqiptarë janë në Gjykatën e Strasburgut dhe duket se fondi i kompensimit është i papërballueshëm nga qeveria.
Sipas Toros janë mbi 500 çështje në Strasburg dhe shumat kapin deri në 30-40 milion euro. Të gjitha cështjet që janë paditur nga individët në straburg sipas tij janë fituar , përvecc njërës.
Disa qindra dosje janë aktualisht në gjykata e rretheve të ndryshme. Zënia, tjetërsimi apo flasifikimet e dokumentave janë çështjet kryesore për pronarët në Shqipëri.
Flori Papadhimtri