E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje pjese e rrugeve ne veriun e Kosoves jane ende te bllokuara

Rruget kryesore qe cojne ne vendkalimet kufitare me Serbine ne veriun e Kosoves vazhdojne te mbahen te bllokuara nga protestues serbe edhe njezet e kater ore pasi forcat paqeruajtese te udhehequra nga NATO-ja arriten nje marreveshje mirekuptimi me perfaqesuesit e qeverise se Kosoves dhe ata te Serbise per tejkalimin e situates ne veriun e Kosoves.

Sipas kesaj marreveshjeje qe nuk eshte nenshkruar nga askush vendkalimet kufitare me Serbine ne veriun e Kosoves do te mbeten nen kontrollin e KFPOR-it deri nga mesi i muajit shtator kur pritet rifillimi i bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian.

Por perfaqesuesit e serbeve ne komunat veriore thane se te marten do te vazhdojne debatin nese do te menjanohen apo jo bllokadat e vena ne rruge ne kundershtim te synimeve te Prishtines zyrtare per te vene kontrollin mbi vendkalimet kufitare.

Zyrtare te qeverise se Serbise thane se marreveshja ka shume mangesi por ajo krijon hapesire per zgjidhjen paqesore te problemeve.

Institucionet ne Prishtine e mirepriten marreveshjen e mirekuptimit ndersa kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ate dhe hapat e qeverise se tij i quajti si nje nga arritjet me te medha te institucioneve te Kosoves.

Ky eshte suksesi me i madh pas shpalljes se pavaresise se Kosoves ne kuader te angazhimeve tona te respektimit te kushtetutes dhe ligjeve te Republikes se Kosoves dhe konsolidimin e shtetit tone por edhe pershpejtimin dhe qartesimit te perspektives evropiane te Republikes se Kosoves. Nje shtet me kufi te njohur dhe me ligjshmeri te plote ne cdo pjese te territorit te vet do te jete me afer integrimeve evropiane tha kryeministri Thaci.

Nderkaq levizja Vetevendosje tha se kjo marreveshje eshte deshtim i institucioneve dhe rast i humbur i Kosoves. Udheheqesi i kesaj levizjeje Albin Kurti tha se me kete marreveshje nuk jane permbushur synimet per vendosjen e rendit ne tere Kosoven.

Me kete pajtueshmeri ndermjet qeverise se Kosoves dhe KFOR-it kufiri verior vuloset vetem si kufi administrativ pa doganat e Republikes se Kosoves dhe pa njesine speciale te policise se Kosoves atje si garantuese e sigurise se doganave. Gjithcka cfare ndodhi ne veri e deshmoj edhe njehere qe para se te jete problemi te mallrat ilegale te Serbise ai konsiston te strukturat ilegale te Serbise. Qeveria e Kosoves ne vend se te vazhdoj me aksione ajo vazhdon me premtime tha udheheqesi i levizjes Vetevendosje Albin Kurti.

Njesite e posacme te policise se Kosoves filluan me 25 korrik nje operacion per venien nen kontroll te dy vend kalimeve kufitare ne veriun e banuar me shumice serbe. Operacioni u urdherua nga qeveria e Kosoves ne perpjekje per te zbatuar vendimin per ndalimin e importeve nga Serbia i cili nuk po zbatohej ne ate pjese te Kosoves ku nuk funksionojne doganat e vendit.

Operacioni nxiti reagime te ashpra te banoreve serb te cilet ngriten barrikada ne rruget kryesore. Nje pjesetar i policise u vra gjate nje sulmi mbi policine ne afersi te Zubin Potokut nje komune me shumice serbe ne veri. Perfaqesuesit e Beogradit kerkojne kthimin ne gjendjen e meparshme nje kerkese kjo qe eshte kundershtuar nga Prishtina zyrtare.

Operacioni i policise nuk u mbeshtet nga zyrtaret e Bashkimit Evropian te cilet thane se ai u ndermor pa keshillime paraprake me ta ndersa bene thirrje per rifillimin e bisedimeve ndermjet te Kosoves dhe Serbise te cilat qene shtyre per ne muajin shtator.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›