E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetera rruge te bllokuara

Keshtu sipas te dhenave ne segmentin rrugor Qafe Mali - Fierze ne vendin e quajtur Arrez Miliska ka ceduar 50cm trupi i rruges ne nje gjatesi prej 50 ml.

Qarkullimi i mjeteve per ne Shkoder behet nga Mjeda ndersa qarkullimi per ne Muriqan kryhet vetem me mjetet e ushtrise. Rruga per Shiroke eshte e bllokuar. Ne hyrje te qytetit Shkoder para ures se Bunes dhe te vendi i quajtur Harku i Berdices rruga eshte e pakalueshme pasi ka permbytje te rruges me lartesi te ujit rreth 1.7 m mbi rruge.

Segmenti rrugor Shkoder-Harku i Berdices-Velipoje eshte i pakalueshem pasi eshte rritur niveli i ujit deri ne 1.8m. Eshte pezulluar qarkullimi i mjeteve nga rruget dytesore. Ne segmentin rrugor Shkoder - Hani i Hotit tek degezimi per Tamare ne distance rreth 1km pa shkuar ne Dogane rruga eshte e bllokuar pasi uji mbi rruge eshte mbi 1m. Ne segmentin rrugor Koplik - Dedaj - Boge eshte hapur per trafikun.

Ne segmentin Peshkopi - Muhurr - Qafe Draje rreth 5 km larg Muhurit vazhdon te jete e bllokuar. Pjesa deri ne Rec eshte hapur nga mjetet e D.R.Rr Diber. Ne segmentin rrugor nga Burreli ne Milot ne 30-40 vende kane ndodhur shkarje dhe rruga eshte me nje kalim. Ne afersi te nyjes se asfaltit te Burrelit ka dy shembje rruga eshte e kalueshme vetem per mjetet e vogla. Ne kthesat e Klosit rruga eshte me nje kalim. Ne Bulqize kalohet permes qytetit pasi unaza vazhdon te jete e permbytur.

Ne segmentin rrugor Cerrik-Gramsh eshte permbytur Ura e Banjes. Lartesia e ujit mbi ure eshte rritur akoma me shume duke perfshire edhe disa pjese te ketij segmenti te cilat tashme jane nen uje. Ky aks vazhdon te jete i permbytur eshte i bllokuar qarkullimi kryhet nga aksi Gramsh-Drize-Kacivel-Llixhe. Ne segmentin rrugor Permet - Carshove ne Badlonje eshte hapur per trafikun. Ne aksin rrugor Gjirokaster - Subash eshte hapur per trafikun.

Ne aksin Vlore-Selenice ne vendin e quajtur Bishti i Malit lumi Vjose ka permbytur rrugen duke bere te pamundur qarkullimin. Ne pjesen fundore te aksit rrugor Lushnje - Fier rruga vazhdon te jete e permbytur. Ne segmentin rrugor Rashbull- 4 rruget e Shijakut niveli i ujerave ka rene ndjeshem qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.

2010-12-05 1333

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›