E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjetdisa akse ne vend ende te bllokuara

TIRANE-Ministria e Transporteve raporton mbi rruget Shkoder-Hani i Hotit Shkoder-Shiroke Cerrik-Gramsh Vlore-Selenice aksi Lushnje-Fier i permbytur. Probleme te shumta ne disa akse te tjere te rendesishem nacionale
Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve njoftoi sot ne mesdite se situata e rrugeve e shkaktuar nga rreshjet e shumta te shiut te cilat kane shkaktuar ngritje te nivelit te lumenjeve tej normave si dhe rreshqitje te dherave paraqitet e renduar sidomos ne rrethin e Shkodres ne Vlore dhe Elbasan. Drejtoria e Pergjitheshme e Rrugeve ne bashkepunim me Drejtorite Rajonale te Rrugeve dhe me firmat e kontarktuar per mirmbajtjen e tyre vazhdon te jete ne akset perkatese qe paraqesin veshtiresi ose jane te bllokuara per te bere te mundur hapjen sa me te shpejte te trafikut.
Shkoder
Nga njoftimi me i fundit mesohet se qarkullimi i mjeteve per ne Shkoder behet nga Mjeda ndersa qarkullimi per ne Muriqan kryhet vetem me mjetet e ushtrise. Rruga per Shiroke eshte e bllokuar.
Ne hyrje te qytetit Shkoder para ures se Bunes dhe te vendi i quajtur Harku i Berdices rruga eshte e pakalueshme pasi ka permbytje te rruges me lartesi te ujit rreth 1.7m mbi rruge.
Po keshtu segmenti rrugor Shkoder - Harku i Berdices ndash Velipoje eshte i pakalueshem pasi eshte rritur niveli i ujit deri ne 1.8m. Eumlshte pezulluar qarkullimi i mjeteve nga rruget dytesore.
Nderkohe ne segmentin rrugor Koplik ndash Dedaj ndash Boge eshte hapur per trafikun
Ne segmentin rrugor Shkoder - Hani i Hotit tek degezimi per Tamare ne distance rreth 1 km pa shkuar ne Dogane rruga eshte e bllokuar pasi uji mbi rruge eshte mbi 1m. Kalimi behet aktualisht vetem per mjetet e renda.
Kukes-Tropoje
Ne segmentin rrugor Qafe Mali ndash Fierze ne vendin e quajtur Arrez Miliska ka ceduar 50cm trupi i rruges ne nje gjatesi prej 50 ml. Ka nisur puna nga firma kontraktore per karikimin e rruges per pasoje qarkullimi i mjeteve kryhet me veshtiresi per mjetet e ulta.
Ne segmentin rrugor Krume ndash Kam eshte shembur nje mur mbajtes me gjatesi rreth 30ml ne afersi te Skatines. Per kete eshte vendosur sinjalistika perkatese qarkullimi i mjeteve kryhet me nje kalim.
Ne segmentin rrugor Bajram Curri ndash Fierze km 11 lumi ka marre murin mbajtes te rruges shembur rruga qarkullohet me nje kalim.
Ne Shishtavec ka shembje te here pas hereshme por mjetet jane duke punuar per ta bere rrugen te kalueshme edhe per mjetet e uleta.
Segmenti rrugor Bujan-Fierze vazhdon te kete te njejtat probleme. Ne kete vend punetoret dhe makinerite e DRRr Kukes kane qene te pranishme dhe kane bere nderhyrjet e nevojshme per riparimet e perkoheshme ne menyre qe te mos pengohet qarkullimi i automjeteve.
Segmenti rrugor Sopot-Bujan vazhdon te kete te njejtat probleme ne Uren e Bujanit si pasoje e reshjeve te shumta dhe fryrjes se lumit Valbone.
Ne aksin Lozhan- Moglice ka shkarje. Rruga eshte e kalueshme vetem per mjetet e larta si pasoje e prurjeve te aluvioneve nga lumi
Diber
Ne segmentin Peshkopi - Muhurr - Qafe Draje rreth 5 km larg Muhurit vazhdon te jete e bllokuar. Pjesa deri ne Rec eshte hapur nga mjetet e Drejtorise se rugeve Diber.
Ne segmentin rrugor nga Burreli ne Milot ne 30-40 vende kane ndodhur shkarje dhe rruga eshte me nje kalim.
Ne afersi te nyjes se asfaltit te Burrelit ka dy shembje rruga eshte e kalueshme vetem per mjetet e vogla. Ne kthesat e Klosit rruga eshte me nje kalim.
Ne Bulqize kalohet permes qytetit pasi unaza vazhdon te jete e permbytur.
Elbasan
Ne segmentin rrugor Cerrik-Gramsh eshte permbytur Ura e Banjes. Lartesia e ujit mbi ure eshte rritur akoma me shume duke perfshire edhe disa pjese te ketij segmenti te cilat tashme jane nen uje. Ky aks vazhdon te jete i permbytur eshte i bllokuar qarkullimi kryhet nga aksi Gramsh-Drize-Kacivel-Llixhe. Ne segmentin rrugor Permet ndash Carshove ne Badlonje eshte hapur per trafikun.
Gjirokaster
Ne aksin rrugor Gjirokaster - Subash eshte hapur per trafikun.
Vlore
Ne aksin Vlore -Selenice ne vendin e quajtur Bishti i Malit lumi Vjose ka permbytur rrugen duke bere te pamundur qarkullimin ne vendin e larte permendur.
Fier
Ne pjesen fundore te aksit rrugor Lushnje - Fier rruga vazhdon te jete e permbytur. Qarkullimi i automjeteve kryhet nga rruga e vjeter. Nga ana e DRRr Fier eshte vendosur sinjalistika perkatese.
Durres
Ne segmentin rrugor Rashbull- 4 rruget e Shijakut niveli i ujrave ka rene ndjeshem qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›