E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder 400 Rome ne repartin ushtarak pa uje e ngrohje

SHKODER-Jane 11 mije persona te evakuuar nder te cilet rreth 400 i perkasin komunitetit rom dhe pak atij egjiptian. Por shtresa rome e evakuuar nga banesat e tyre sot jane ne gjendje te mjerueshme. Te strehuar tek reparti ushtarak i qytetit te Shkodres ne Renze jane 92 familje rome me 380 vete qe prej 3 ditesh askush nuk kujtohet per ta. Momentalisht ata nuk kane as ndihma ne veshje as uje e as buke duke u kthyer ne nje tjeter izolim kesaj radhe jo me nga uji por nga mungesa e nje perkujdesjeje nga shteti. Ne strehimin e perkohshem romet nuk kane as ngrohje ne keto dite kur temuumlperaturat jane ulur ndjeshem. I vetmi ushqim i derguar kane qene hamburgerat nderkohe qe nenat thoen se nuk kane me cfare te ushqejne femijet e tyre poshte 4 vjec qe nuk pertypin dot ushqime te thata. Nuk na kane derguar asgje asnje veshje asnej ushqim cfare patem ne shtepiat tona i humbem na i mori lumi. Do dalim te lypim po ku te dalim ne kete kohe te keqe shprehet per TVNEWS24 nje prej grave rome te strehuara ne rapartin ushtarak per TVNEWS24. Nderkohe forca te ushtrise nuk kane lejuar kamerat te filmojne ne brendesi te ambienteve ku jane strehuar pjestare te komunitetit Rom.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›