Dhjetëra telefona të mbyllur për Edi Ramën
Që dje klientët e korrupsionit, drejtorët e deridjeshëm të bashkisë si dhe zyrtarët e lartë të PS-së i kanë fikur telefonat për ish-kryetarin e tyre. Klientët e kanë humbur shpresën tek pazaret e planifikuara, zyrtarët e bashkisë po bëjnë festë nën moton “shpëtuam nga qelbësira”, kurse në parti askush s’është më i sigurtë se do rizgjidhet dhe s’ka ndërmend të harxhojë fonde për të realizuar dëshirat e “grupit të Zjarrit” në PS.
Por edhe vetë Edvini ka dalë “jashtë zonës së mbulimit”, për një grup njerëzish, të cilëve u kishte premtuar se do t’ua kthente ndihmat financiare, menjëherë pas 8 majit
Edi Ramës nuk ka kush ti telefonojë…
Jo vetëm kaq, por Edi Ramës, askush nuk i përgjigjet as në telefonatat që ai tenton të thërrasë ish-të njohurit, të shndërruar tashmë në të panjohur.
Nuk i thonë kot, “të ikurin, askush nuk e kujton dhe nuk e do më”…
Që prej të premtes, pas vendimit përfundimtar të KQZ-së, klientët, drejtorët e bashkisë si dhe zyrtarët e lartë të partisë kanë fikur telefonat për ish-kryetarin e tyre.
Klientët kanë hallin më të madh, dhe të drejtën më të madhe, për tu zemëruar me Edi Ramën, aq sa të mos duan “ti dëgjojnë më zërin”. Klientët, si “kategoria” më e goditur nga humbja e Edi Ramës, me këtë humbje kanë humbur shpresën te pazaret e planifikuara. Për pasojë, ata nuk kanë asnjë motiv e dëshirë, ti përgjigjen telefonatave thirrëse të Edi Ramës, ndaj edhe kanë zgjedhur, ti injorojnë këto telefonata.
Zyrtarët e bashkisë…?!
Oh...! Këta janë një tjetër kategori “humbëse”, po që duke filluar të këndojnë këngën “poshtë mbreti, rroftë mbreti”, shpresojnë se duke mos ju përgjigjur telefonatave të ish-shefit të tyre, do të harrohen e do të lihen të vegjetojnë ende në bashki. Zelli i tyre, “për t’ju paguar prurësit më të parë”, është aq i madh, sa që ata janë të vetmit që po festojnë humbjen e Edi Ramës, nën moton “shpëtuam…, shpëtuam…, shpëtuam nga qelbësira”.
Për sa i përket injorimit të telefonatave nga ana e drejtuesve të PS-së, këta, si më “të pavarur” në parti, njëherazi edhe si më të pasigurt për “karrierën e tyre politike”, si të pasigurt edhe në se do të jenë në vëmendjen e Edi Ramës, nga e premtja e në vazhdim, kanë kuptuar se s’kanë ndërmend dhe s’kanë përse të harxhojë energji, pse jo edhe fonde, për të realizuar dëshirat e “grupit të Zjarrit” në PS. Ndaj edhe kanë zgjedhur rrugën më të shkurtër dhe më me pa kosto, atë të mos ju përgjigjur thirrjeve nga telefoni i Edi Ramës.
Loja, me “injorim” telefonatash, nën pretekstin e mos ndodhjes së abonentit të mundshëm në “zonën mbulimit” ka përfshirë edhe Edi Ramën. Vetë Edi Rama nga ana e tij, mësohet se ka dalë “jashtë zonës së mbulimit”. Këtë zgjedhje, Edi Rama e ka bërë për një grup njerëzish, të cilëve u kishte premtuar se do t’ua kthente ndihmat financiare, menjëherë pas 8 majit. Por borxhi i madh në të cilin Edi Rama është zhytur përballë “sponsorëve” të fushatës elektorale, nuk mund të shlyhet prej tij me 3 mijë eurot e vetme që ka në llogarinë e tij, të deklaruar zyrtarisht. Përballë kësaj situate që i kapërcen kufijtë e të pamundurës, Edi Rama ka aktivizuar në celularin e tij, opsionin “personi që ju kërkoni,ndodhet jashtë zonës së mbulimit...”.