Ngjela Venecias ti drejtohet Presidenti Topi
Kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela sulmon Presidentin Bamir Topi per mosdrejtimin ne Komisionin e Venecias ne lidhje me zgjedhjet e 8 majit ne Tirane dhe per ceshtjen e numerimit te fleteve te hedhura ne kutine e gabuar. Sipas tij duhet te ishte kreu i shtetit Topi ai qe duhet ti ishte drejtuar Venecias. Nismen e opozites Partise Socialiste per tju drejtuar ketij komisioni qe perbehet nga juriste te njohur europiane Ngjela nuk e sheh si te vonuar. Kreu i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci i dergoi nje shkrese sekretarit te pergjithshem te Keshillit te Europes ku i kerkohet dhenia e mendimit te Komisionit te Venecias ne lidhje me procesin e 8 majit te numerimit te fleteve te hedhura ne kutine e gabuar. Mbi bazen e kesaj kerkohet qe te jepet edhe mendimi nese procedura e ndjekur nga KQZ-ja arrin standardet e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Ngjela leshoi akuza ndaj Kolegjit Zgjedhor per vendimin e Tiranes. Per kreun e PLD-se grabitja e zgjedhjeve ne Tirane do te vere ne levizje opinionin publik shqiptar.