Dhjetëra vullnetarë nga Maqedonia në radhët e rebelëve sirian
Mediat në Maqedoni raportojnë se dhjetëra shtetas të Maqedonisë janë të radhitur në radhët e rebelëve sirian në luftën kundër regjimit të presidentit Bashar al – Asad. Sic raporton agjencia e lajmeve INA, duke cituar burime nga shërbimet e sigurisë, bëhet fjale për të paktën 30 shtetas maqedonas qe po marrin pjese ne luftime. Po sipas këtyre burimeve, një pjesë e tyre paguhen prej 3 – 5 mijë euro për çdo muaj.
Të dhënat publikohen vetëm një javë pasi u raportua për vrasjen e një shqiptari të Maqedonisë në Siri. Bëhet fjalë për Rasim.S, shqiptari nga Gostivari, i cili u vra si pjesëtar i rebelëve dhe sapo kishte mberritur në Siri nga Austria, ku jetonte dhe punonte. Shërbimet sekrete raportojnë gjithashtu se pjesë e rebelëve në Siri janë edhe qindra vete nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë- Hercegovina.
Deri tani rreth 10 shqiptarë janë vrarë deri më tani duke luftuar kundër presidentit sirian, Bashar al- Assad. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane besohet se është 140 dhe janë të ndare në dy grupe.
(e.m/BalkanWeb)