E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Rivalitet PS me LSI? Po, kemi për çmimin e karriges tënde

TIRANE-Në debatin që po bëhet në parlament mbi votimin e 3 ligjeve të integrimit, kryeministri theksoi se nuk do të dëshironte kurrë që dëshira e opozitës sot për votim të mos burojë nga rivalitetet e brendshme brenda opozitës.

“Nëse ju e votoni këtë ligj për shkak të rivaliteteve të tmerrshëm të brendshme të jeni të sigurtë se ky votim ju përvëlon, por ju do ta bëni se besoni se mund të lani sytë me ujin e pellgut të zi”, tha Berisha.

Lidhur me këtë, deputeti socialist tha se: “Nëse ke hallin e rivaliteteve në opozitë ke të drejtë, e kemi rivalitet, Meta thotë se do e marrësh karrigen falas, ne duam ta japim me 1 euro, për këtë po hahemi”- tha Tahiri.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›