E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhoma e Avokateve kunder kandidateve ne gjykaten e Larte e Kushtetuese

Dhoma Kombetare e Avokateve te Shqiperise ka kundershtuar procesin e ndjekur nga presidenti Bamir Topi ne perzgjedhjen e kandidateve per vendet vakante ne Gjykaten e Larte dhe Kushtetuese. Me ane te nje komunikate per shtyp dhoma e avokateve thote se gjyqtaret e rinj te dekretuar nga kreu i shtetit nuk permbushin kriteret e ndershmerise profesionalizmit dhe ate te karrieres.
Dhoma e Avokateve deklaron se pershendeti ne fillimin vendimin e kreut te shtetit per te ngritur nje Grup Konsultativ i cili do te percaktonte kriteret per perzgjedhjen e kandidateve me te mire per emerimet ne gjykatat me te larta te vendit. Por sipas kesaj dhome ky proces u braktis nga Presidenti duke u deformuar dhe kthyer ne nje show demagogjik rezultat i t cilit solli mosperfshirjen ne listen e kandidateve te dekretuar te personaliteteve te fushes se drejtesise me integritet te larteprofesional. Sipas Dhomes se avokateve kjo krijoi nje precedent te rrezikshem i cili i dha qytetari antivlerave si paftesia dhe korrupsioni.
Ne komunikate me tej lexohet se me kete proces fenomenet negative ne drejtesi jo vetem qe nuk po luftohen por perkundrazi po thellohen te stimuluara nga zbatimi i nje procesi aspak te drejte ligjor dhe bindes qe shpesh eshte reflektim i interesave te ngushta te klaneve.
Komunikata vazhdon me tej se Dhoma Kombetare e Avokateve nuk mund te pranoje qe pikerisht perfaqesues te institucioneve te larta kushtetuese te ngarkuara dhe pergjegjes direkt per veprimtarine e gjyqesorit ne menyre aspak te pergjegjshme veprojne ne kundershtim me interesat e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›