E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinosha Kryeministri Berisha eshte arkitekt i nje shqiptarie te re

18-09-2010 / Gazeta 55

Kryeministri shqiptar priti dje ne nje takim ministrin e Arsimit te Malit te Zi

Kryeministri Berisha priti dje ne nje takim ministrin e Arsimit te Malit te Zi Ferhat Dinosha. Ministri Dinosha i percolli Kryeministrit Berisha pershendetjet e Kryeministrit te Malit te Zi Milo Djukanovic. Ai i shprehu Kryeministrit edhe pershendetjet e ngrohta te shqiptareve te Malit te Zi te cilet e cilesojne si arkitekt te nje shqiptarie te re.
Dinosha vleresoi ndihmen e cmuar te Shqiperise ne mbeshtetje te proceseve integruese edhe te Malit te Zi ku shqiptaret perbejne nje faktor relevant.
Kryeministri Berisha shprehu kenaqesine per nivelin e shkelqyer te marredhenieve qe ekzistojne midis dy vendeve si dhe progresin nga ana etno-kulturore me zhvillime pozitive brenda Kushtetutes se Malit te Zi dhe proceseve integruese.
Kryeministri Berisha gjithashtu vleresoi lehtesirat qe ka krijuar infrastruktura ne shkembimet ekonomike dhe turistike midis dy vendeve dhe i beri te ditur se se shpejti perfundon ndertimi edhe i ures se Bunes dhe se ne planet e qeverise eshte edhe ndertimi i rruges Shengjin-Ulqin.
Kryeministri Berisha dhe ministri Dinosha u shprehen edhe per intensifikimin e bashkepunimit ne fushen e arsimit mes dy vendeve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›