E Diel, 1 Nëntor 2026

Deborah Jones uron ministrin e ri dhe i percjell mesazhin vleresues te Uashingtonit

18-09-2010 / Gazeta 55

Takimi i pare i kryediplomatit te ri Haxhinasto ai me zevendesambasadoren e SHBA ne Tirane

Ministri i sapoemeruar ne krye te diplomacise shqiptare ka zhvilluar sot dhe takimin e pare ne kete poste. Urimet ne zyren e ministrit te Jashtem i jane dhene nga perfaqesuesja me e larte e Ambasades Amerikane ne Tirane e ngarkuara me Pune Deborah Jones.
Jones ka uruar ministrin Haxhinasto per marrjen e detyres se re dhe percolli mesazhin e Uashingtonit se duke vleresuar te Ministri i ri potencialin profesional dhe eksperiencen e nevojshme.
Ajo ka shprehur ne emer te SHBA-ve besimin se marredheniet ekzistuese midis dy vendeve do te forcohen edhe me tej ne te ardhmen.
Zevendesambasadorja amerikane falenderoi per bashkepunimin e ngushte qe kane pasur me Zevendeskryeministrin dhe ish-Ministrin e Puneve te Jashtem Ilir Meta duke cilesuar vecanerisht kontributin e tij ne rajon dhe per Kosoven.
Nga ana e tij Haxhinasto falenderoi per urimet e sinqerta dhe mesazhin inkurajues nga Uashingtoni duke e siguruar Jones per vendosmerine e tij te plote per te cuar me tej marredheniet tradicionalisht te shkelqyera dhe bashkepunimin e ngushte midis dy vendeve tona mike.
Haxhinasto dhe Jones diskutuan mbi ceshtje te vecanta te bashkepunimit midis dy vendeve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›