E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhoma e Perfaqesuesve voton sot per nje projektligj afat-shkurter per te financuar qeverine federale

Dhoma e Perfaqesuesve ne Shtetet e Bashkuara do te votoje sot per nje projektligj tjeter afat-shkurter per te financuar qeverine federale ndersa buxheti aktual i perkohshem skadon te premten.

Projektligji perfshin 6 miliarde dollare shkurtime ne programet e qeverise.

Demokratet dhe republikanet thane se kompromisi per projektligjin e shpenzimeve pritet te miratohet nga kongresi per te menjanuar mbylljen e qeverise.

Projektligji i ri do te financoje qeverine per tre jave.

Qeveria federale eshte financuar permes buxheti te perkohshem qe kur viti fiskal filloi me shume se pese muaj me pare.

Presidenti Obama u ka bere thirrje te dyja partive te ndalim grindjet politike dhe te arrijne nje marreveshje per projektligjin afatgjate te shpenzimeve. Ai tha se eshte e papergjegjeshme te financohet qeveria permes buxheteve afatshkurtra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›