SHBA Dhoma e Perfaqesuesve miraton financimin e qeverise federale edhe per tre jave

Dhoma e Perfaqesuesve e Kongresit amerikan ka miratuar nje mase te perkohshme per vazhdimin e financimit te qeverise federale edhe per tri jave te tjera ne perpjekje per te menjanuar bllokimin e qeverise ne mesnate te dites se premte. Por 54 ligjvenes republikane votuan kunder mases se propozuar nga vete udheheqja republikane duke derguar keshtu nje mesazh te qarte se ata jane te lodhur me masa te perkohshme buxhetore.
Votimi ishte 271 vota pro dhe 158 kunder mases per financimin e perkohshem te qeverise federale e cila sanksionon shkurtimet me 6 miliard dollare per programet qe nuk i perkasin mbrojtjes gjate tri javeve te ardhshme.
Demokratet dhe Republikanet jane perfshire ne nje beteje epike gjate muajve te fundit mbi shpenzimet qeveritare duke mos rene dakord se cilat programe qeveritare duhen shkurtuar dhe sa duhen shkurtuar. Shumica republikane ne Dhomen e Perfaqesuesve eshte ne favor te shkurtimeve me te medha sesa Presidenti Barak Obama dhe Senati i kontrolluar nga partia e tij demokratike. Por mendimet e demokrateve dhe republikaneve perputhen ne nje pike te vetme se amerikanet jane te lodhur me masa te perkohshme buxhetore.
Ligjvenesi demokrat Xhim Moran i shtetit Virxhinia
Kjo nuk eshte menyra e duhur per te qeverisur. Duke u tundur para e mbrapa si nje marinar i dehur agjencite duke mos e ditur nese do te financohen apo jo. Faktikisht me duhet ta terheq thenien time sepse marina kurre nuk do te ndermerrte operacione te tilla.
Republikani Harold Roxhers po i shtetit Virxhinia ishte dakord dhe nuk i pelqente masat e perkohshme dy-tri javore por tha se eshte koha per Shtepine e Bardhe dhe Senatin qe te veprojne.
shte nje menyre e jashtezakonshme e te berit biznes dhe kjo duhet te jete masa e fundit e perkohshme qe miratojme para se te arrijme nje marreveshje me Kongresin dhe Shtepine e Bardhe per financimin e pjeses tjeter te vitit.
Votimi i se martes ishte hera e gjashte qe Dhoma e Perfaqesuesve ka miratuar masa te perkohshme buxhetore per financimin e qeverise federale per vitin fiskal 2011. Muajin e kaluar Dhoma e Perfaqesuesve miratoi nje mase qe do te shkurtonte 60 miliard dollare nga shpenzimet qeveritare per vitin aktual por masa u mposht ne Senat.
Por nje numer ne rritje ligjvenesish republikane ne Dhomen e Perfaqesuesve kryesisht pjesa e mbeshtetur nga konservatoret fiskale te levizjes Tea Party po bejne thirrje per shkurtime edhe me drastike te shpenzimeve dhe dhenien fund te masave te perkohshme buxhetore.
Disa kerkojne qe tu japin fund transmetimeve publike dhe te nderpresin financimin e reformes financiare te Presidentit Obama te miratuar vitin e kaluar.
Republikani Majk Pens i shtetit Indiana ishte njeri nga 54 republikanet qe votuan kunder mases te marten duke thene se vendi perballet me nje krize deficiti te permasave te papara dhe se eshte koha qe ligjvenesit te ndermarin nje qendrim per taksapaguesit amerikane. Nderkohe vemendja eshte perqendruar tek Senati i cili ka kohe deri te premten qe te miratoje te njejten mase te perkohshme buxhetore qe qeveria federale te vazhdoje punen edhe pertej se premtes te pakten derisa mases se fundit ti dale afati me 8 prill.