Dhoma e deputetëve e Çekisë ratifikon Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në Nato.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë,Jozefina Topalli shprehu mirënjohjen dhe
vlerësimin e saj, si dhe të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarit të
Dhomës së Deputetëve të Çekisë z, Miloslav Vlcek. Dhoma e Deputetëve të Çekisë ratifikoi sotnë mesditë Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO-n. Çekia bëhet kështu vendi i trembëdhjetë që ratifikon këtë protokoll. Në procesin e ratifikimit të këtij protokolli Shqipëria po ecën me ritme shumë të shpejta, një fakt tjetër ky që dëshmon suksesin e reformave dhe progresin e saj.