V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË DHE PROJEKTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, KfW-SË DHE FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIM (FSHZH), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PROGRAMI PËR FURNIZIMI
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË DHE PROJEKTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, KfW-SË DHE FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIM (FSHZH), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PROGRAMI PËR FURNIZIMIN ME UJË TË ZONAVE RURALE (FAZA 2)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huasë dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, si huamarrëse, KfW-së dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim (FSHZH), si agjenci e zbatimit të projektit, për financimin e projektit “Programi për furnizimin me ujë të zonave rurale (Faza 2)”, me një hua 1 500 000 (një milionë e pesëqind mijë) euro.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
17/12/2008