E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI AGJENCISË KOMBËTARE TË BURIMEVE NATYRORE

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI AGJENCISË KOMBËTARE TË BURIMEVE NATYRORE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista përbëhet nga 1 (një) fletë dhe përfundon me numrin rendor 1 (një).

2. Ngarkohen ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, kryetari i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA


17/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›