E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhoma e tregtise, dege te re ne Torino

Dhoma e Tregtise dhe Industrise hap degen e saj ne Torino. Se shpejti edhe nje dege e re ne Kozenca. Si nje pjese e delegacionit te Presidentit Bamir Topi edhe nje grup prej 40 biznesmenesh, me te njohurit e vendit, zhvillojne nje vizite katerditore ne Itali. Ftesa per investime ne Shqiperi dhe gatishmeri e plote per bashkepunim nga pala italiane. Diten e trete delegacioni ka mberritur ne Torino ku ka pasur edhe pjesen me te ngjeshur te aktiviteteve. Takime me biznesmene te Piemontes, takime ne Bashkine e Qytetit dhe ne Prefekture, nje vizite ne Universitetin e Torinos, nje qender e rendesishme arsimore e Italise me 35 mije studente dhe ku studiojne me shume se 1 mije jane studente shqiptare. Vizita e Torinos ka kulmuar me hapjes e zyres se perfaqesise se Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Tiranes ne Torino. Te ndodhura ne nje nga ndertesat e bukura te qendres se ketij qyteti, nga me te zhvilluarit e Italise, zyrat jane nje kontribut i arkitektit dhe mikut te njohur te Shqiperise Giovani Lauria. "Ne synojme qe kjo zyre te jete nje pike e rendesishme e kontakteve dhe e shkembimit te informacionit mes bizneseve te te dy vendeve. Ajo ka ardhur si nje zhvillim i natyrshem i marredhenieve te biznesit investimeve dhe shkembimeve tregtare mes Shqiperise dhe Italise e cila renditet e para ne kete drejtim" tha kryetari i Dhomes se Tiranes, Gjoke Uldedaj ne ceremonine e hapjes se perfaqesise se DHTI Torino. Se shpejti perfaqesi dhe ne Kozenca.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›