Pranga Ilir Kumbaros, per zhdukjen e Remzi Hoxhes

Tirane - Arrestohet ne Londer Ilir Kumbaro, nje nder te akuzuarit per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Kumbaro i fshihej drejtesise per vite me radhe, duke u strehuar ne qytetin britanik, Londer. Arrestimi i tij eshte bere nje muaj me pare, ne kete qytet, por eshte bere i ditur per median vetem diten e djeshme. Lajmi i arrestimit te Kumbaros, eshte konfirmuar dhe nga burimet zyrtare te Policise se Shtetit, te cilat shtuan se prangosja e ish-oficerit te Sherbimit Informativ Kombetar, eshte bere per llogari te Prokurorise shqiptare. Burimet konfirmuan se prangosja e Kumbaros erdhi pas nje kerkimi nderkombetar nga Interpoli. Ai eshte ruajtur dhe pergjuar per nje kohe te gjate deri ne finalizimin e aksionit policor. Ilir Kumbaro, ka qene ish-drejtor i Sherbimit Informativ Kombetar ne Drejtorine Qendrore.
Arratisja
Per te fshire gjurmet, Kumbaro ka bere disa here manovra duke ndryshuar adrese neper lagjet londineze. Interpol Tirana, ka bere te mundur vendndodhjen e tij dhe me pas ka informuar koleget britanike. Kane qene keta te fundit qe e kane vene ne pranga. Burimet zyrtare nga Policia e Shtetit, thane per "Koha Jone", se Ilir Kumbaro eshte vene ne pranga afersisht nje muaj me pare ne Londer, pasi eshte shpallur ne kerkim, per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, ne vitin 1995, Remzi Hoxha. Kumbaro u vu ne pranga pasi kishte qene per nje kohe te gjate ne mbikeqyrje. Burimet e uniformave blu, thane se pas nje vezhgimi disa mujor, ne bashkepunim dhe me efektivet e policise britanike, bene te mundur qe te gjenin vendndodhjen e tij dhe te vinin ne pranga Kumbaron. Policia shqiptare kishte mundur te gjente te dhena ne lidhje me te dhe me pas ka bashkepunuar me policine britanike. Policia tha se qe kur kishte shkuar ne Angli, 10 vjet me pare, ai kishte nderruar disa here vendqendrimin ne Londer, me qellim qe policia te mos binte ne gjurmet e tij.
Identifikimi
Burime nga Policia e Shtetit, thane dje se policia britanike disa kohe me pare ka kerkuar foton e Ilir Kumbaros. Kjo gje ishte bere me qellim qe te krahasoheshin fotot qe ishin bere nga agjentet ne terren, me personin qe kerkohej nga drejtesia shqiptare. Arrestimi i Ilir Kumbaros, ka qene shume i fshehte. Ne dijeni mesohet te kete qene vetem prokurori i ceshtjes, Xhevat Hana, i cili ka bashkepunuar ngushte me hetuesit britanike. Burimet shtuan, se ka qene investigimi i prokurorit, qe kishte gjetur emrin me te cilin ishte regjistruar i shume kerkuari nga policia shqiptare. Pas arrestimit te tij eshte mesuar se jane nisur dokumentet per te bere te mundur ekstradimin e tij ne Shqiperi, ku eshte duke u zhvilluar gjyqi per zhdukjen e Remzi Hoxhes, i zhdukur prej me shume se 12 vitesh ne menyre misterioze ne nje qender te SHIK-ut, ne Vain te Lezhes.
Ish-drejtori i Sherbimit Informativ Kombetar ne Drejtorine Qendrore, Ilir Kumbaro ishte duke u kerkuar nga Prokuroria dhe Interpoli shqiptar me nje emer te rreme. Pas deshtimit per arrestimin e tij, duke e kerkuar me emrin e vertete, agjentet e hetimit kane marre tashme informacione sipas te cilave, Ilir Kumbaro fshihet jashte Shqiperise me nje identitet te rreme.
Dyshimet e Prokurorise dhe Interpolit jane se qe prej vitit 1999 kur besohet se ka ikur nga Shqiperia, Ilir Kumbaro, njeri nga kater ish-shikasit e akuzuar per rrembimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes, ka qendruar ne Angli. Por ishte perseri Interpol Tirana dhe Prokuroria shqiptare qe dhane adresen e sakte te banimit te Kumbaros ne Angli, ku u be dhe prangosja.
Urdher ndalimi nderkombetar per Ilir Kumbaron, ishte rinovuar pak kohe me pare dhe te dhenave mbi identitetin e tij i ishte shtuar edhe nje emer i dyte i rreme, qe dyshohej se perdorej nga ish-zyrtari i Sherbimit Informativ per t'i shpetuar arrestimit.
5 vite Kishte qe ishte shpallur ne kerkim nderkombetar Ilir Kumbaro. Ai kerkohej prej vitit 2003, kur Prokuroria e Tiranes arrestoi tre te akuzuarit e tjere, Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Budjon Mece.