E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fazllic, denoncim ndaj prokurorise

TIRANE - Biznesmeni boshnjako-britanik Damir Fazllic ka vendosur t'i drejtohet nepermjet avokatit te tij ligjor, Gjykates se Rrethit te Tiranes me nje denoncim kunder prokurorise. Fazllic, ka kerkuar qe drejtesia shqiptare te marre kundervendimin per te anuluar vendimin e prokurorise per sekuestrot preventive, mbi pronat dhe llogarite e tij bankare. Kerkesa do te depozitohet ne sekretarine e gjykates diten e hene (neser), per t'iu nenshtruar me pas shortit elektronik ku edhe do t'i caktohet nje gjykatesi penalist te kesaj gjykate. Pas skandalit te bllokimit ne menyre te padrejte te pronave te Erjon Isufit, ish administrator i pronave te Damir Fazllic, avokati ligjor Genc Gjokutaj si dhe dy keshilltaret amerikane Andrew Corcoron dhe Edward Ross kane pohuar dje se ata do te kerkojne zhbllokimin e pasurve te Fazllic.

Ne kerkesen e Prokurorise se Tiranes derguar pak dite me pare Hipotekave, kerkohej bllokimi i gjashte kompanive te boshnjako-britanikut. Per kete vendim te marre, Prokuroria do te perfundoje si e paditur ne gjykate, ku edhe pritet te depozitohet kerkesa per shfuqizimit te urdhrit te leshuar nga dy prokuroret e ceshtjes. Fazllic ka deklaruar se ka nisur aktivitetin e tij si biznesmen ne Shqiperi qe pas vitit 2005. Prokuroria e Tiranes e cila ka nisur hetimet e saj me daten 8 tetor te ketij viti, ka ngritur ndaj 33-vjecarit akuzen e "pastrimit te produkteve te vepres penale". Dosja u regjistruar ne zyren e regjistrit penal, pikerisht ne momentin qe Fazllic, ishte duke u nisur drejt aeroportit "Nene Tereza" Rinas. Ndersa ne momentin qe 33-vjecari po fluturonte me avionin e tij carter, Prokuroria urdheron ndalimin e tij.

Pas regjistrimit te ceshtjes, Prokuroria i eshte drejtuar hipotekes, qendres kombetare te regjistrimit si dhe doganave ne te cilat ka sekuestruar te gjitha dokumentet qe kishin te dhena mbi aktivitetet e Fazllic ne vendin tone. Pas nje kerkese te drejtuar hipotekes, akuza ka bllokuar pronat e tij. Deri me sot Prokuroria nuk ka asnje vendim gjykate per sekuestrimin e ketyre pasurive. Do te jete Gjykata e Rrethit te Tiranes ajo qe do te vendose nese do t'i zhbllokoje keto pasuri per te cilat Prokuroria ka nisur hetimet duke ngritur dyshime se ndaj ketyre aktiviteteve ne vendin tone, fshihet pastrim produktesh.

Ne cilesine e proves materiale per te vertetuar edhe vepren penale, per te cilen kane nisur hetimet prokuroret, mbajne nen sekuestro vetem prona biznesi dhe llogari bankare te shtetasit Damir Fazllic.

21 tetor eshte dita kur avokati i cili posedon nje prokurore te firmosur nga Damir Fazllic do te depozitoje ne sekretarine e Gjykates se Tiranes, nje kerkese padi ne ngarkim te Prokurorise. Ne kete kerkese padi do te kerkohet zhbllokimi i pasurive te Fazllic.

Gjashte kompani si dhe llogari bankare, prona te boshnjako-britanikut jane bllokuar nga Prokuroria e Tiranes, pasi dyshohet se pas ketyre aktiviteteve fshihet akuza e pastrimit te produkteve, akuze per te cilen po hetohet Fazllic.

Pasurite e bllokuara, s'ka vendim gjykate

Prokuroria e Tiranes nuk ka bere asnje kerkese per sekuestrimin e pasurve te Damir Fazllic ne Gjykate te Tiranes. Keto pasuri jane bllokuar nga akuza, por nuk ka ende nje vendim gjykata per sekuestrimin e tyre. Per bllokimin e ketyre pasurive Erion Isufi ka depozituar dy kerkese padi ne gjykate ku kerkon shfuqizimin e vendimit te marre nga prokuroria, duke e cilesuar ate te padrejte.

Akuza kerkoi shoqerimin e 33 vjecarit

Njesia e Task-Forces, nisi hetimet ndaj 33 vjecarit, sapo morri vesh qe ai ndodhej ne vendin tone. Nje ftese i eshte nisur komisariatit te Rinasit, drejtuar Fazllic per te dhene deklarimet e tij. Por nje ore e gjysme pasi ai ishte larguar nga vendi yne akuza nepermjet nje urdhri ne telefon kerkon ndalimin e tij. Forcat policore nuk munden dot ta ndalonin ate pasi ne ato momente 33 vjecari, sapo kishte nisur fluturimin me avionin carter. Ky urdher, u cilesua nga Prokuroria e Pergjithshme si i ligjshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›