Dhomat e Tregtise se Ballkanit, memorandum bashkepunimi ne Vlore
Vlore- Nenshkruhet Memorandumi i Bashkepunimit mes Dhomave te Tregtise se Shqiperise, Malit te Zi, Kosoves dhe Maqedonise. Takimi nder rajonal u zhvillua dje ne qytetin bregdetar te Vlores, ndersa qellimi i nenshkrimit eshte mbeshtetja e bizneseve te vendeve respektive, si dhe ne zgjidhja e shume problemeve qe dalin ne rajon. Pritet ngritja e nje grupi te perbashket pune, per hartimin dhe thithjen e projekteve dhe programeve te institucioneve nderkombetare, zbatimi i te cilave, te jete njekohesisht ne te gjithe rajonin, Shqiperi, Mali i Zi, Kosove dhe Maqedoni. Nisma eshte ndermarre prej Unionit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise, ndersa synohet edhe ngritja e institucioneve te perbashketa, si dhe lobimi ne fusha te tjera, mes te cilave ne infrastrukture, organizimin e paketave turistike, shkembimin e informacionit te ndersjellte per bizneset etj. Ne ceremonine e zhvilluar ne mjediset e hotel "Vlora International", ishin te pranishem edhe zevendesministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Ernest Noka, ambasadorja e Maqedonise ne Tirane, Bllagorodna Mingova Krepieva, Sekretari i Pare i Ambasades se Kosoves, Gani Veselaj, prefekti i qarkut, Hasan Halili, krere te Dhomave te Tregtise dhe perfaqesues te bizneseve. Presidenti i Unionit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise, Ilir Zhilla, u shpreh mes te tjerash se "ka ardhur koha te lobojme konkretisht mes vendeve rajonale dhe t'u vijme ne ndihme jo vetem bizneseve, por dhe projekteve dhe programeve te zhvillimit". Branko Azeski, president i Dhomes se Tregtise se Maqedonise, u shpreh se, "nisma eshte fillimi i nje bashkepunimi efektiv dhe ne te gjitha fushat. Velimir Mijuskovic, President i Dhomes se Tregtise se Malit te Zi, theksoi domosdoshmerine e bashkepunimit ne nivel rajonal, kurse Besim Beqaj, President i Dhomes se Tregtise se Kosoves, theksoi se, "rruga me e mire e qasjes se perbashket per projektet evropiane, eshte bashkepunimi ekonomik". Zevendesministri Noka, premtoi mbeshtetjen e qeverise shqiptare ne realizimin e ketyre bashkepunimeve rajonale.
O. Hila
O. Hila