Kupa e Shqipërisë, Besa e Vllaznia në finale

Besa-Vllaznia do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë e cila do të zhvillohet më 9 maj në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa". Kavajasit e drejtuar nga Shpëtim Duro kanë arritur në fitojnë në Peqin ndaj Shkumbinit me rezultatin 0-1 falë një goli të shënuar nga Cikalleshi në minutën e 70-të. Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 1-1 dhe Besa arrin finalen e Kupës së Shqipërisë në edicionin e saj të 58-të. Në Peqin ka pasur një numër të madh tifozësh ndërsa gjatë takimit ka pasur edhe moment tensioni mes dy skuadrave.Ndërsa në Shkodër gjithçka ka ndodhur në katër minuta ku golat e Haxhibulic dhe Smajlit kanë përmbysur humbjen e ndeshjes së parë dhe kuqeblutë e Vllaznisë kanë kaluar në finale duke lënë jashtë Teutën. Edhe në këtë takim ka pasur tension në fushën e lojës pasi të dyja skuadrat kërkonin finale për të shpëtuar sezonin.