“Dhuna e policisë ndezi protestën”- Agron Shehaj: Edi Rama drejton personalisht rrahjet ndaj të rinjve! Studentë dhe gjimnazistë me kurajo të jashtëzakonshme
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj foli në një prononcim për Neës24 nga mbyllja e protestës natën e sotme në bulevardin pranë Kryeministrisë.

Shehaj u shpreh se dhuna e policisë ditën e parë, e ndezi dhe më shumë protestën e të rinjve.
Sakaq, shtoi se është vetë kryeministri Rama që po drejton dhunën ndaj studentëve dhe gjimnazistëve. Sipas tij të rinjtë po tregojnë një kurajo të jashtëzakonshme, ndërsa u shpreh se karriget e ofruara nga Rama janë një spektakël që duhet injoruar.
Shehaj: Mentalitet prej autokrati prej të moshuari që jemi mirë nuk kemi pse ndryshojmë dëshira për ndryshim duhet të shuhet për një pakicë. Edi Rama drejton policinë, drejton personalisht dhunën kundër protestuesve. Mendon se me dhunë do ja dali. Kjo rini ka një kurajo të jashtëzakonshme. Gaboi kur ushtroi dhunë i pari kur mendoi se do përfitonte nga dy xhama të thyer te ministria e Arsimit për të dhunuar siç pamë këmbën e atij djalit që u mor zvarrë. Ajo dhunë e ndezi protestën. Edi Rama do detyrohet të largohet. Pedagogët duhet të jenë aty bashkë me studentët. Ashtu siç bëjnë studentët duhet ta bëjnë çdo ditë. Lajm shumë i mirë ajo që ndodhi sot. Duhet të mësojmë nga studentët, nga kurajo e tyre. Duhet të qëndrojmë këtu derisa Shqipëria të ndryshojë. Kjo nuk është një protestë partiake. Edi Rama mendon se me karriget mund të bëjë shfaqjet e radhës siç ka bërë. Mentaliteti i tij prej të moshuari nuk funksionon me rininë. Këto shfaqje mund të ngjallin debat nëpër studio, por duhet injoruar totalisht.
Dhuna e policisë po shtohet dita ditës. Sidomos tani në këtë orë, fillon përndjekje e protestuesve derë më derë rrugicë më rrugicë për ti dhunuar. Përpjekja e Edi Ramës për të ndaluar protestën është shumë më e rëndë. Situata është shumë më e rëndë. Ajo dhuna që ai nxjerr nga goja nuk është asgjë në krahasim me dhunën që po ushtron, intimidimin që po u bën protestuesve, të afërmve të tyre. Mendoj se duhet të vazhdojmë të ngulim këmbë. Pedagogët nuk duhet të mjaftohen me një ditë. Duhet t’ja bëjmë të pamundur qeverisjen e korruptuar këtij kryeministri.