E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dhuna është e papranueshme!”- Protesta studentore, raportuesi i PPE-së për Shqipërinë: Të rinjtë kërkojnë fundin e korrupsionit, zëri i tyre duhet të dëgjohet!

Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar lidhur me protestat e të rinjve në vend, duke theksuar se ata kërkojnë llogaridhënie, luftë kundër korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të mbështetur te demokracia dhe shteti i së drejtës.

Andrey Kovatchev

Në reagimin e tij në “X”, Kovatchev nënvizon se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet, shqetësimet e tyre të merren seriozisht dhe e drejta për të sfiduar në mënyrë paqësore pushtetin të mbrohet.

“Të rinjtë shqiptarë kërkojnë më shumë se premtime: ata duan llogaridhënie, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të ndërtuar mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, shkruan ai.

Kovatchev thekson se liria e tubimit dhe e shprehjes duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore, ndërsa dhuna është e papranueshme, qoftë nga protestuesit apo nga organet ligjzbatuese.

Raportuesi i PPE-së kërkon gjithashtu që të gjitha pretendimet për raste dhune të hetohen, ndërsa shton se “Evropa dëshiron të mirëpresë një Shqipëri të përkushtuar ndaj vlerave tona evropiane”.

Andrey Kovatchev: Të rinjtë shqiptarë kërkojnë më shumë se premtime: ata duan llogaridhënie, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të ndërtuar mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Zëri i tyre duhet të dëgjohet, shqetësimet e tyre të merren seriozisht dhe e drejta e tyre për të sfiduar në mënyrë paqësore ata që janë në pushtet të mbrohet.

Liria e tubimit dhe e shprehjes duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. Dhuna është e papranueshme, qoftë nga protestuesit apo nga organet ligjzbatuese, dhe të gjitha pretendimet për raste dhune duhet të hetohen, duke garantuar respektimin e procesit të rregullt ligjor dhe llogaridhënien.

Evropa dëshiron të mirëpresë një Shqipëri të përkushtuar ndaj vlerave tona evropiane.

Albania’s youth demands more than promises: they want accountability, an end to corruption, and a European future built on democracy and the rule of law. Their voices must be heard, their concerns taken seriously, and their right to peacefully challenge those in power protected.

— Andrey Kovatchev (@andreykovatchev) October 21, 2026

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›