E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA-së: Është cenuar rëndë liria e shtypit. Autorët para drejtësisë

TIRANE - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar ndaj dhunimit të gazetarit Baze, duke e quajtur të papranueshëm ngjarjen e rëndë.


"Ambasada e Shteteve të Bashkuara u skandalizua nga sulmi ndaj gazetarit Mero Baze më 2 nëntor", thuhet në njoftimin, përcjellë për mediat. "Sulmet fizike ndaj gazetarëve dhe forma të tjera të kanosjes së medias errësojnë lirinë e shtypit", vijon më tej ambasada e SHBA-së.


Ambasada përkrah thirrjen e Kryeministrit që autoritetet përkatëse të kryejnë një hetim të plotë dhe të shpejtë të këtij incidenti dhe që ata që janë përgjegjës të japin llogari.


"Ambasada e SHBA-ve do të vazhdojë të mbështesë me forcë lirinë e shtypit në Shqipëri", përfundon njoftimi.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›